Me vizitën në Parkun nacional Mavrovë drejt inkluzionit të fëmijëve që janë jashtë shkollave

15
Parku nacional Mavrovë ishte nikoqir i nxënësve të shkollës fillore “Bratstvo” nga Gostivari dhe “Bllazhe Koneski” nga f. Prisojnicë të cilët janë pjesë e programit për mbështetjen e aktiviteteve integruese jashtëshkollore të nxënësve në kuadër të projektit “Inkluzioni i fëmijëve që janë jashtë shkollës në sistemin arsimor” me mbështetjen e Fondacionit për Fëmijë Pestaloci.

Gjatë aktiviteteve jashtëmësimore të gjithë nxënësit e përfshirë u njoftuan me bukuritë natyrore dhe botën bimore dhe shtazore në parkun nacional dhe e ngritjen e vetëdijes për një mjedis jetësor të shëndetshëm dhe të pastër. Ata e vizituan Shtegun Petko dhe banorët e pyllit si edhe drejtorinë e Parkut nacional Mavrovë ku mësuan më shumë për madhësinë e parkut, territoritn e tij dhe monumentet natyroro-kulturoro historike.

Në fund, nxënësit së bashku tubuan material nga pylli si gjethe vjeshte dhe kone për aktivitetet që i bëjnë në shkollë. Disa prej tyre janë krijimi i një pikture me fruta vjeshte dhe përpunimi i një libri me përjetime.

Në kuadër të këtij projekti, në muajin nëntor dhe dhjetor, aktivitetet e nxënësve realizohen në 15 shkolla projektuese. Në aktivitete marrin pjesë – bursistë dhe miqtë e tyre të paraleleve që të realizohet pjesëmarrja aktive dhe integrimi i të gjithë nxënësve.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për inkluzionin e fëmijëve të cilët janë jashtë shkollave në sistemin arsimor, i financuar nga Fondacioni për fëmijë Pestaloci, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.