Konkurs shpërblyes për fotografitë më të mira

310

Projekti i USAID-it për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim organizon konkurs për fotografitë më të mira në temat:
(1)  integrimi ndëretnik në arsim;
(2) vlerat qytetare dhe demokratike tek të rinjtë.
Qëllimi i konkursit është të ngrihet vetëdija publike për rëndësinë e integrimit ndëretnik, si dhe zhvillimi i vlerave qytetare dhe demokratike tek të rinjtë.

Të drejtë pjesëmarrjeje
Në konkurs mund të marrin pjesë të gjithë mësimdhënësit e të gjitha shkollave fillore dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë.
Çdo pjesëmarrës duhet t’i dorëzojë të paktën dy fotografi (nga një për secilën prej temave).

Rregulla të pjesëmarrjes
Fotografitë duhet të dorëzohen me emër dhe mbiemër, emrin e shkollës dhe komunës, dhe numrin e kontaktit, me titullin “Për konkursin e fotografive”, në: mimo.aplikacii@gmail.com
Së bashku me çdo fotografi duhet të dorëzohet edhe përshkrim i shkurtër për të njëjtën (1-2 fjali).
Afati përfundimtar për dorëzimin e fotografive është 31 mars 2018.

Mënyra e votimit dhe çmimet
Pas përzgjedhjes fillestare të fotografive nga komisioni i projektit, fotografitë do të publikohen në faqen e Fejsbukut të Qendrës Maqedonase për Edukim Qytetar (QMEQ), ku do të mund të votohet për to.
Votimi do të zgjasë prej 10 prill deri më 20 prill të vitit 2018.
Në dy temat do të zgjidhen nga tre fotografi më të mira.
Dy fotografitë më të mira do të shpërblehen me laptop, veprat e plasuara në vendin e dytë do të fitojnë tablet, ndërsa për pozitat e treta është paraparë foto aparat.

Fotografitë duhet të jenë në pajtim me rregullat ligjore për të drejtat e pronësisë intelektuale dhe të drejtën e privatësisë. Organizatori e ruan të drejtën për t’i publikuar fotografitë në publikimet dhe edicionet e veta publike.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim i financuar nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).