Kamp veror i gjuhës angleze për nxënës të shkollave të mesme nga Kumanova

106
Në periudhën prej 30 qershorit deri më 3 korrik 2019, nxënësit e shkollës së mesme “Pero Nakov” nga Kumanova morën pjesën në kampin veror edukativ në Strugë, si pjesë e aktiviteteve në kuadër të programit Access.

Gjatë kampit, nxënësit e shkollave të mesme i pasuruan njohuritë e tyre për kulturën dhe historinë amerikane, përmes aktiviteteve sportive dhe të tjera argëtuese fituan aftësi për punë ekipore. Duke mësuar për vlerat demokratike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të rinjtë morën pjesë edhe në një sërë punëtorish kreative për debat, të menduar kritik dhe të folur të argumentuar.

Nxënësit e vizituan Këndin amerikan në Strugë ku biseduan për rëndësinë e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, që shënohet më 4 korrik çdo vit. Darkat ishin me shoqërim dhe argëtim – të rinjtë e zhvilluan kreativitetin e tyre përmes aktiviteteve të artit figurativ si edhe përgatitjen e performancave muzikore dhe vallëzimeve.

Në kamp më së shumti më pëlqyen lojërat sportive, vizita e Këndit amerikan dhe finalja e turneut debatues. Me të vërtetë jam kënaqur në kohën e kaluar në shoqërim me bashkëmoshatarët, pasi miqësia është një prej punëve më të rëndësishme në jetë”, deklaroi njëri prej pjesëmarrësve në kamp.

Ndryshe, gjatë vitit shkollor, pjesëmarrësit në programin Access rregullisht marrin pjesë në orë joformale të gjuhës angleze dhe aktivitete për përforcimin e punës ekipore, të cilat mbahen disa herë në muaj. Qëllimi i Programit Access për mikrobursim për rritjen e qasjes drejt gjuhës angleze është nxënësit të fitojnë njohje të shkëlqyer të gjuhës angleze, që mund t’u mundësojë vende më të mira të punës, mundësi arsimore dhe fitimin e mundësisë për pjesëmarrje dhe konkurrim për këmbime të ardhshme dhe mësim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky aktivitet është pjesë e Programit Access për mikrobursim për rritjen e qasjes në gjuhën angleze, i financuar prej Ambasadës së SHBA-së në Maqedoninë e Veriut.