Kamp i të rinjve në Ohër

263
Debati, mbështetja e bashkësisë dhe të drejtat e nxënësve janë tri temat për të cilat rreth 60 nxënës të shkollave të mesme kanë pasur mundësi të dëgjojnë ligjërata gjatë një kampi për të rinj të organizuar nga Projekti i USAID-it për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim. Në kampin që u mbajt nga 20 deri më 22 tetor 2018 në Ohër morën pjesë nxënës nga gjashtë shkolla të mesme nga e gjithë Maqedonia – “Jane Sandanski” nga Strumica, “Rilindja – Prerodba” nga fshati Zhitoshe, “Zef Lush Marku” nga Shkupi, “Pero Nakov” nga Kumanova, “Niko Nestor” nga Struga dhe “Kuzman Shapkarev” nga Manastiri.

Kampi treditor filloi me ligjeratë  teorike mbi të drejtat e fëmijës, përmes të cilës të rinjtë mësuan se pse të drejtat e tyre janë të rëndësishme dhe se si ato mund të realizohen brenda shkollave. Nga ana tjetër, pjesëmarrësit e kampit mësuan dhe pse përgjegjësitë e tyre janë të rëndësishme dhe se si mund të kontribuojnë në përmirësimin e bashkësive të tyre. Ligjerata mbi debatet dhe bashkësitë e shkollave të mesme, nga ana tjetër, u ka mundësuar  atyre të forcojnë aftësitë e të menduarit kritik dhe të gjejnë së bashku zgjidhje për sfidat me të cilat përballen të rinjtë.

“Këto tri ditë shkuan shumë shpejt, sepse çdo aktivitet ishte interesant, duke filluar nga temat  e deri tek punëtoritë. Ajo që më ka lënë përshtypje të mirë është përfshirja e të gjithëve në aktivitetet, pranimi i tyre siç janë, pa dallime, duke lënë hapësirë për të shprehur veten dhe aftësitë tona”, deklaroi Fatoni, nnxënës i shkollës së mesme në Shkollën e Mesme “Rilindja”.

Gjatë kampit, nxënësit morën pjesë në një sërësh punëtorish kreative dhe interaktive.Të rinjtë së bashku zbukuruan fanella me mesazhe kreative për paqen dhe barazinë dhe debatuan mbi temat të cilat i zgjodhën vetë: sportin, barazinë, feminizmin, reformimin e sistemit arsimor, dhunën midis bashkëmoshatarëve, shëndetin mendor, të drejtat e nxënësve të shkollës së mesme, integrimin dhe gjuhën dhe kafshët e pastrehë.

“Në këtë kamp, përveç me aktivitetet dhe prezentimet, patën rastin të njoftohemi dhe të shoqërohemi me njerëz të rinj prej qyteteve dhe kombësive të tjera”, deklaroi Xhina, nxënëse në Shkollën e Mesme “Zef Lush Marku”.

Edhe mësimdhënësit kanë ndjekur ligjërata interaktive përmes së cilave fituan njohuri dhe aftësi për mbështetjen e ideve të nxënësve, mentorimin e bashkësive të shkollave të mesme dhe organizimin e debateve në kuadër të orëve. Ata morën pjesë edhe në tryezën e rrumbullakët me temë: “Arsimi si faktor për krijimin e të rinjve të informuar dhe aktiv” në të cilën së bashku me përfaqësuesit e Byrosë për Zhvillimin e Arsimit diskutuan se si mund të përmirësohet sistemi arsimor që të krijojë gjenerata të nxënësve aktivë të cilët kanë interes t’i përmirësojnë bashkësitë e tyre.

Kampi përfundoi me panel diskutim me temë: “Pjesëmarrja e të rinjve dhe organizimi i të rinjve”. Në të cilin fjalime hyrëse patën Blazhen Malevski, kryetar i Këshillit Kombëtar të të Rinjve të Maqedonisë, Veronika Stanoevska, kryetare e bahskësisë së Shkollës së Mesme “pançe Karagjozov” dhe Florim Rexhepi, përfaqësues i Qendrës për dialog ndërkulturor nga Kumanova. Gjatë panel diskutimit nxënësit patën rastin të diskutojnë me panelistë dhe të informohen për mundësitë për pjesëmarrjen e të rinjve në Maqedoni.

Kampet për të rinj i organizon Projekti i USAID-it për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim në bashkëpunim me Forumin Rinor të Arsimit, kanë për qëllim të mundësojnë kontakt të ndërsjellë dhe interaksion pozitiv të nxënësve të cilët mësojnë në gjuhë të ndryshme, me çka krijohet  hapësirë për ndërtimin e miqësive të reja midis të rinjve të bashkësive të ndryshme etnike.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim (INRA), i financuar nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.