Intervistë më Oliver Stanojoski: Njohuri, por edhe aftësi qytetare tek nxënësit

129
Arsimi është faktor kyç i cili mundëson që gjeneratat e ardhshme të fitojnë njohuri dhe aftësi për zhvillimin e shoqërisë demokratike multikulturore. Qendra Maqedonase për Edukim Qytetar për një periudhë më të gjatë kohore bashkëpunon me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH) dhe Byronë për Zhvillimin e Arsimit (BZHA) në drejtim të përmirësimit të sistemit arsimor në Republikën e Maqedonisë.
Angazhimi i përbashkët për reforma në arsim është veçanërisht i rëndësishëm në sferën e edukimit qytetar i cili nëse është cilësor, mundëson zhvillimin e vlerave demokratike tek nxënësit dhe kulturë qytetare në shkolla. Lexoni intervistën me Oliver Stanojoski, këshilltar në Byronë për Zhvillimin e Arsimit dhe mësoni më shumë për reformat në arsimin qytetar.


Oliver Stanojoski, këshilltar në Byronë për Zhvillimin e Arsimit

Për tejkalimin e suksesshëm të sfidave lidhur me arsimin në Republikën e Maqedonisë, ekziston nevoja sistemi arsimor vazhdimisht të zhvillohet. Gjatë periudhës së kaluar, si pjesë e reformave në arsimin fillor u punua në përmirësimin e edukimit qytetar. Si vijoi i gjithë procesi?

Me nismën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në janar të vitit 2018 u formua ekipi profesional për zhvillimin e arsimit qytetar në Republikën e Maqedonisë. Në ekipin profesional morën pjesë përfaqësues të MASH, BZHA, profesorë universitarë, mësimdhënës të edukimit qytetar dhe përfaqësues të organizatave qytetare të cilat punojnë në sferën e edukimit qytetar.

Në fillim, ekipi profesional bëri analizë të gjendjes me lëndën mësimore edukimi qytetar në sistemin tonë të arsimit, ndërsa më pas u bë edhe analizë e gjashtë sistemeve arsimore nga bota – Mali i Zi, Sllovenia, Austria, Finlanda, Kalifornia (SHBA) dhe Australia. U bë edhe shqyrtimi i dokumenteve ndërkombëtare relevante, duke e përfshirë edhe raportin e Euridika-s për edukim qytetar në sistemet arsimore evropiane.

Në bazë të këtyre analizave dhe hulumtimeve, ndërsa duke i pasur parasysh edhe rekomandimet e dokumenteve ndërkombëtare të BE-së dhe OKB-së, ekipi profesional përgatiti një dokument për kompetenca qytetare. Ky dokument ka të bëjë me atë se çfarë kompetencash qytetare duhet të kenë nxënësit në fund të një periudhe zhvillimi – deri në klasën e tretë, të gjashtë dhe të nëntë dhe në fund të arsimit të mesëm. Tek nxënësit kërkohen njohuri, por edhe aftësi qytetare dhe demokratike, qëndrime dhe sjellje.


Takimi i ekipit profesional për zhvillimin e arsimit qytetar

Ekipi profesional përgatiti edhe program të ri mësimor për edukimin qytetar për klasën e tetë. Çfarë është e re dhe më ndryshe nga programi i deritanishëm mësimor?

 Përmbajtjet mësimore dhe temat në programin e ri mësimor janë ndërmarrë prej dokumenteve për kompetenca qytetare, si edhe nga rekomandimet e BE-së për mësimin e përjetshëm. Vetë programi mësimor është bashkëkohor, program zhvillimor i cili qartë i parashikon rezultatet e pritura prej mësimit. Kjo është veçanërisht e rëndësishme pasi fokusi është në atë që do të mësojë se për çfarë do të jetë i aftë nxënësi. Është interesante edhe ajo që në programin mësimor janë paraparë edhe rezultate prej domenit afektiv të mësimitt, gjegjësisht rezultatet të cilat kanë të bëjnë me qëndrime dhe sjellje edhe atë jo vetëm gjatë orëve por edhe në jetën e përditshme.

Qëllimet kryesore të lëndës dhe të mësimit janë dhënë në fillim të programit, ndërsa kompetencat e tjera do të mësohen midis lëndëve, përmes aktiviteteve jashtëmësimore edhe në lëndët e tjera të sferës shoqëroro-humaniste.

Meqë nuk pati kohë që për këtë vit të shpallet konkursi për tekstin e ri shkollor në bazë të programit të ri mësimor, përpiluam edhe Broshurë për edukim qytetar e cila është shembull apo ekzemplar për atë se si duhet të duket një tekst shkollor bashkëkohor. Deri më tani broshura është pranuar mirë edhe prej mësimdhënësve edhe prej nxënësve. Për çdo temë ka edhe pjesë teorike, ndërsa më pas edhe rubrikë “A e dinit se” në të cilën ka fakte dhe kuriozitete të caktuara të cilat do të iniciojnë diskutim tek nxënësit dhe do t’i motivojnë në mënyrë plotësuese të bëjnë hulumtime.

Ekziston edhe propozim për aktivitetet të cilat mësimdhënësit së bashku me nxënësit mund t’i bëjnë gjatë orës mësimore, gjegjësisht në shkollë, së bashku me bashkësinë e nxënësve. Por ka edhe propozim aktivitete të cilat nxënësit mund t’i bëjnë jashtë shkollës, gjegjësisht në bashkësinë lokale.


Tre kapitujt e parë të Broshurës për Arsimimin Qytetar 

Çfarë do të thotë koncepti i ri për edukimin qytetar për nxënësit?

 Aftësimi i nxënësve për mësimin aktiv në shkollë dhe në përgjithësi në jetë është qëllimi kryesor i të gjithë këtij procesi. Me mësimin zhvillohet personaliteti, integriteti individual, zhvillohen vlerat themelore të njeriut dhe kultivohet kultura ytetare. Gjegjësisht kjo është përgatitje e nxënësve për jetë të përgjegjshme në një shoqëri qytetare, përmes pjesëmarrjes në nisma qytetare, punë vullnetare dhe ngjashëm.

Realizim të nismave të nxënësve ka pasur edhe deri më tani, në disa shkolla më shumë, në disa më pak. Për shembull, në shkollat të cilat marrin pjesë në disa projekte të veçanta shpesh organizohen nisma të tilla. Megjithatë tani e gjithë kjo bëhet pjesë e vetë programit mësimor për edukim qytetar, me qëllim që të sigurohet qëndrueshmëri e nismave të këtilla.


Inicijativë rinore: Nxënësit e shkollës fillore nga Tetova zbukurojnë kopshtin e tyre shkollor

Për momentin mbahen trajnime për mësimdhënësit për kocneptin e ri për edukim qytetar. Si është përvoja e deritanishme prej trajnimeve?

 Lënda e edukimit qytetar është vendosur në vitin 2002 dhe një pjesë e mësimdhënësve për gjashtëmbëdhjetë vite me radhë e realizojnë mësimin e edukimit qytetar. Është shumë e rëndësishme ajo që ata vazhdimisht kërkojnë të organizohen trajnimet e tilla.

Qëllimi i trajnimeve është t’i njoftojmë mësimdhënësit me konceptin e ri për edukim qytetar, ta prezentojmë programin e ri mësimor, të japim udhëzime për planifikimin e punës edukativo-mësimore për mësimdhënësit dhe udhëzime për vlerësimin e  nxënësve. Nënkuptohet, japim edhe mbështetje për aktivitete dhe nisma më konkrete. E gjithë kjo duhet të çojë drejt përfocimit të kompetencave të mësimdhënësve për realizimin e mësimit të edukimit qytetar.

Kemi përfunduar me grupin e dytë të mësimdhënësve, ndërsa parashohim të trajnohet të gjithë mësimdhënësit të cilët ligjërojnë në lëndën e edukimit qytetar. Ata duhet të jenë bartës të këtij procesi. Megjithatë, vlerat duhet të barten tek të gjithë në shkolla – mësimdhënësit e tjerë, shërbimi profesional dhe drejtorët e shkollave.


Pjesë e pjesëmarrësve në trajnimin e dytë nga cikli i trajnimeve për Arsimim Qytetar 

Çfarë do t’i porosisnit të rinjtë të cilët duan të merren me këtë profesion?

Të jesh mësimdhënës është punë fisnike. Ky është profesion i cili të plotëson pasi është mirë të punohet me të rinj dhe të motivohen nxënësit. Më vejn mirë që kam qenë mësues i kulturës qytetare dhe historisë në klasën e shtatë dhe të tetë i njërit prej pjesëmarrësve në trajnim i cili tani është mësimdhënës i edukimit qytetar. Gjithashtu, vlerësoj se puna e mësimdhënësve më shumë duhet të vlerësohet, veçanërisht pasi ka shumë mësimdhënës të cilët angazhohen edhe jashtë obligimeve të punës që të punojnë me nxënësit e tyre dhe kënaqen në punën e tyre.

Procesi për zhvillimin e mësimit të edukimit qytetar realizohet në bashkëpunim të Ministrisë e Arsimit dhe Shkencës (MASH), Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, Qendrës Maqedonase për Edukim Qytetar dhe Forumit Rinor të Arsimit me mbështetjen e USAID-it (Projekti i Integrimit Ndëretnik të të Rinjve në Arsim) dhe Fondacioni për Fëmijë Pestalloci (Projekti për Përforcimin e Bashkëpunimit Multietnik në komuna).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.