Intervistë me Daniella Adamova: Demokracia mësohet përmes praktikimi demokracisë dhe jo vetëm prej librave dhe ligjëratave

19
Projekti i USAID-it për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim në mënyrë aktive bashkëpunon me të gjitha komunat në procesin e përmirësimit të kohezionit ndëretnik në shkolla dhe nëdrtimin e vlerave demokratike tek të rinjtë. Në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit dhe Misionin e OSBE-së në Shkup, nga fundi i dhjetorit, 2018 u mbajt trajnim për mësimdhënësit për realizimin e orëve të përbashkëta me nxënës të cilët mësojnë në gjuhë të ndryshe mësimore.
Lexoni intervistën me Daniella Adamova, drejtuese e Sektorit për Arsim në Qytetin e Shkupit dhe mësoni më shumë.


Daniella Adamova, drejtuese e Sektorit për Arsim në Qytetin e Shkupit

Si drejtuese e Sektorit për Arsim në Qytetin e Shkupit, ju e ndiqni punën e shkollave komunale të mesme në qytet. Cili është roli i shkollave në ndërtimin e vlerave demokratike tek të rinjtë?

Roli i shkollës është i madh, para së gjithash për arsye se shkolla është vend në të cilin të rinjtë e kalojnë pjesën më të madhe të ditës, vend në të cilin të gjithë fitojnë njohuri akademike, por edhe me aftësi sociale me ndihmën e së cilave lidhen me të tjerët dhe e ndërtojnë marrëdhënien e tyre ndaj botës së jashtme. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për nxënësit e shkollës së mesme. Mu përmes këtyre relacioneve, nxënësit e shkollave të mesme i zgjidhin preokupimet e tyre identitare dhe dilemat lidhur me atë se kush janë ato dhe çfarë personash dëshirojnë të jenë.

Që këtu, shumë është e rëndësishme me çfarë informacionesh dhe modelesh të sjelljes do të ndeshen në shkollë dhe nëse ato promovojnë vlera pozitive siç janë solidariteti, toleranca, pranimi i diversitetit, empatia dhe përgjegjësia ndaj të tjerëve. Nëse në shkollë kultivohet klimë e pranimit dhe anëtarësimit demokratik në bashkësinë shkollore, atëherë vlerat e tilla do të jenë të afërta dhe të pranueshme për çdo individ. Demokracia mësohet përmes praktikimi demokracisë dhe jo vetëm prej librave dhe ligjëratave.

Mbështetja prej komunës për shkollat për realizim të aktiviteteve për integrimin ndëretnik është shumë e rëndësishme. Në cilën mënyrë Qyteti i Shkupit i mbështet shkollat në përmirësimin e integrimit ndëretnik midis nxënësve?

Qyteti i Shkupit ka rol gjithnjë e më aktiv në zhvillimin e integrimit ndëretnik dhe është promotor i së njëjtit. Këtë do ta ilustroj me disa shembuj.

Në programin e Qytetit të Shkupit për aktivitete në arsimin e mesëm, integrimi ndëretnik është një prej qëllimeve prioritare dhe ai përfshin më shumë aktivitete përmes së cilave ndihmohet ky proces i lidhjes së të rinjve – punëtori të përbashkëta, korr, tribuna, hulumtime…

Kjo në të njëjtën kohë do të thotë ndihmë logjistike, financiare dhe profesionale për shkollat për realizimin e projekteve shkollore për integrimin ndëretnik të të rinjve.

Me trajnimin për realizimin e orëve të përbashkëta që po zhvillohet momentalisht, gjegjësisht këtë proces të lidhjes dhe bashkëpunimit të të rinjve ta ngrisim në një nivel akoma më të lartë përmes ndjekjes së tyre të përbashkët të mësimit të rregullt. Bëhet fjalë për përgatitjen e mësimdhënësve për disa lëndë të përbashkëta mësimore që të mund t’i realizojnë në orët e përbashkëta.Ato janë lëndë përmbajtjet mësimore të së cilave nënkuptojnë interaksion më të madh, si lënda e sportit, mësimi praktik në një numër të madh të lëndëve të arsimit profesional dhe orët në gjuhën angleze, franceze etj.

Sa është i rëndësishëm bashkëpunimi i ndërsjellë i institucioneve arsimore dhe partneriteti me sektorin civil për zhvillimin e kohezionit ndëretnik tek të rinjtë?

Integrimi ndëretnik nuk është një proces i izoluar, i lidhur ekskluzivisht vetëm me shkollat. Është i kushtëzuar nga një numër faktorësh shoqërorë, prandaj bashkëpunimi me institucionet e tjera arsimore si Ministria e Arsimit dhe Shkencës me trupat e vet profesional është i natyrshëm dhe i domosdoshëm.

Qyteti i Shkupit është duke u përpjekur të ndërtojë një partneritet me të gjithë ata dhe sidomos me sektorin civil, i cili në mënyrë më të drejtpërdrejtë siguron mbështetje për shkollat, duke u siguruar atyre mbështetje adekuate eskpertësh dhe financiare. Me këtë mbështeten një numër i madh veprimesh të iniciuara nga nxënësit dhe të cilat janë pjesë e politikave dhe veprimeve lokale për zhvillimin e arsimit. Kjo është arsyeja pse ne kemi zhvilluar bashkëpunim të drejtpërdrejtë me organizatat joqeveritare.

Në trajnimin për realizimin e orëve të përbashkëta marrin pjesë rreth 40 mësimdhënës prej 4 shkollave të mesme në Qytetin e Shkupit. Cili është qëllimi i trajnimit dhe cilat janë pritshmëritë pas trajnimit?

Qëllimi i këtij trajnimi është i shumëfishtë. Fillimisht, me rëndësi të veçantë është mësimdhënësit të cilët janë bartës kryesorë të kësaj nisme ta marrin përgatitjen e nevojshme profesionale – aftësi dhe kompetenca përkatëse për punën në klasë me kolegë të tjerë dhe me nxënës të cilët kanë përkatësi të ndryshme etnike. Multikulturalizmi kërkon të kemi njohuri përkatëse por edhe qëndrime pozitive për kultura, gjuhë dhe bindje personale.

Nga ana tjetër, është shumë e rëndësishme mësimdhënësit ta dinë se në këtë proces nuk janë vetëm dhe se e kanë mbështetjen e të gjithë faktorëve të tjerë relevantë në arsim. Mu për këtë kemi për qëllim ta ndërtojmë dhe sigurojmë. Këta mësimdhënës janë para një detyre serioze – t’i realizojnë qëllimet kognitive plotësuese, qëllimet mësimore dhe njëherësh të punojnë në lidhjen dhe bashkëpunimin midis nxënësve të cilët ndoshta nuk njihen, kanë rezerva personale e madhe edhe paragjykime.

Ky është proces mjaft sensitiv dhe prandaj është e rëndësishme në këtë trajnim mësimdhënësit të fitojnë apo t’i zhvillojnë njohuritë për punë ekipore, ndjeshmëri për dallimet, shprehitë për nxënësit, balancimin e përdorimit të gjuhëve përmes sigurimit të barazisë dhe vlerësimit të çdo individi. Në këtë mënyrë, nxënësit do të mund të takohen me përvoja personale për “të tjerët” dhe t’i ndjejnë përfitimet prej ambientit multikulturor në shkolla dhe në të të njehen më të sigurt.

Çfarë do t’i porosisni mësimdhënësit të cilët janë pjesë e këtij trajnimi?

Të vazhdojnë të jenë të hapur për përvoja dhe njohuri të reja dhe të besojnë në angazhimet e tyre, punët t’i lëvizin në drejtim të vërtetë. Të mos harrojnë se vetëm me shembullin personal si modelë të sjelljes mund t’i udhëheqin të rinjtë nëpër këtë proces mjaft emocionues.