Filluan ditët e hapura për Arsim qytetar

63
Shkollat fillore filluan të organizojnë ditë të hapura për Arsimin qytetar në të cilat prezentohen nismat e të rinjve të cilat janë rezultat i reformave në Arsimin qytetar. Procesin e reformimit të Arsimit qytetar e udhëheqin Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Byroja për Zhvillimin e Arsimit, me mbështetjen e Projektit të USAID-it për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim dhe Projektit për përforcimin e bashkëpunimit ndëretnik në komunat e Fondacionit për fëmijë “Pestaloci”.

Nxënësit e shkollave fillore “Liria” në f. Vrutok, Gostivar, “Strasho Pinxhur” në Kavadar “Cirili dhe Metodij” në f. Stajkovc, Gazi Babë, “Metodi Mitevski Brico” në Lozovë dhe “Grigor Përliçev” në Ohër, organizuan më shumë aktivitete në kuadër të ditëve të hapura të Arsimit qytetar në shkollat e tyre.

Në Vrutok, nxënësit e tre shkollave e vizatuan oborrin e shkollës “Liria” me lojëra argëtuese dhe bënë kosha për plastikë dhe letër. Të gjithë së bashku janë shoqëruar dhe njoftuar gjatë nismës, duke këmbyer përvoja dhe duke i tejkaluar barrierat etnike.

Bashkëqytetarët e tyre nga “Strasho pinxhur” në Kavadar organizuan ngjarje me rastin e Javës së fëmijës me numër të madh të aktiviteteve të cilat përbëheshin prej punëtorive, performancave artistike, ndeshjeve sportive, aksionit humanitar dhe përpunimit të muralit për të drejtat e fëmijëve.

Ngjarje interesante u mbajtën edhe në shkollën fillore “Cirili dhe Metodij” në f. Stajkovc. Para mysafirëve të pranishëm, nxënësit i prezantuan nismat në të cilat kanë punuar gjatë periudhës së kaluar dhe të cilat vazhdojnë të zhvillohen. Në mesin e temave të cilat të rinjtë i përpunojnë janë ekologjia si edhe parandalimi i dhunës dhe diskriminimi për rritjen e sigurisë në shkollë.

Ne kemi zgjedhur bashkësi të nxënësve – parlamentin e nxënësve dhe kemi propozuar nisma të reja për ta zbukuruar shkollën. Shkollën tonë e bëmë kënd të këndshëm dhe të sigurt me ndihmën e nismave të nxënësve. E ngjyrosëm rrethojën në pjesën qendrore dhe mbollëm lule dhe fidanë, kemi shtëpizë pushimi, ndërsa u vendosën pllaka edhe në këndin argëtues në oborr“, thonë disa nxënëse të shkollës fillore “Cirili dhe Metodi” në f. Stajkovc.

Në shkollën “Metodi Mitevski Brico” në Lozovë, nxënësit morën pjesë në një proces demokratik të vërtetë të zgjedhjes së kryetarit të bashkësisë shkollore. Tre kandidatë i prezantuan programet e tyre me shumë ide dhe propozime për përmirësimin e shkollës, mësimin dhe aktivitetet jashtëmësimore; ndërsa më pas pasoi votimi nga nxënësit e klasës së tetë dhe të nëntë. Derisa zgjati votimi, nxënësit patën mundësi të diskutojnë me kryetarin e komunës, i cili u premtoi se propozimet e tyre do të përfshihen në programet vjetore të komunës.

Gjatë ditës së hapur për arsim qytetar, në SHF “Grigor Prliçev” ne Ohër, nxënësit organizuan akcion ekologjik dhe prezantuan idetë e tyre për përimirësimin e kushteve në shkollë.

Këto nisma dhe aktivitete dalin prej programit të ri mësimor të Arsimit qytetar. Koncepti i ri nënkupton pjesëmarrjen aktive të nxënësve në nisma konkrete të nxënësve për ndryshime pozitive në bashkësi përmes së cilave zhvillohet kultura demokratike tek të rinjtë.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim i financuar nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.