Filloristët nga shkolla “Nikolla Vapcarov” nga Strumica në orë të përbashkët

384

Puna e përbashkët praktike midis të rinjve të bashkësive të ndryshme etnike është mënyrë e shkëlyer për përforcimin e bashkëpunimit të tyre të ndërsjellë dhe përmirësimit të integrimit ndëretnik në shkolla. Nisur nga kjo njohuri, dy mësimdhënës të shkollës fillore “Nikolla Vapcarov” nga Strumica organizuan orë të përbashkët mësimore për lëndën e fizikës nga fundi i prillit, 2018.

Në orën e përbashkët të titulluar “Përcaktimi eksperimental i rezistencës së një rezistuesi të panjohur me zbatimin e ligjit të Ohmit” morën pjesë 14 nxënës të përkatësisë etnike maqedonase dhe turke.

Të përgatitur me paranjohuri teorike paraprakisht, gjatë orës të rinjtë e llogarisnin rezistencën në qarkun e dhënë të rrymës me ndihmën e instrumenteve analoge dhe digjitale. Nxënësit fillimisht i shkruanin vlerat e matura në tabela ndërsa më pas e përllogarisnin vlerën e rezistencës në pajtim me ekuacionet e dhëna.

Shoqërimi dhe bashkëpunimi midis nxënësve është pjesë e pashkëputur e atmosferës së shkëlqyer gjatë punës së përbashkët. Pas arritjes së shkëlqyer të qëllimit të përbashkët, ata deklaruan se duan më shpesh të organizohen orë të tilla në shkollën e tyre.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i financuar nga Agjencia për zhvillim ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.