Filloristët nga Manastiri organizuan tribunë edukative me temë “Ujë për të gjithë”

313

Si vepron uji i ndotur mbi organizmat e gjalla? Cili është roli i ujit mbi shëndetin e njeriut? Si pastrohen ujërat? Që t’i mbrojmë resurset natyrore çfarë shprehish duhet të fitojmë?

Këto janë vetëm një pjesë e çështjeve të rëndësishme të cilat u diskutuan në tribunën edukative me temë “Ujë për të gjithë” e cila u mbajt më 21 mars të vitit 2018, në IK Qendra për Kulturë – Manastir. Në tribunë morën pjesë mbi 100 nxënës, mësimdhënës dhe prindër dhe përfaqësues të Komunës së Manastirit.

Ngjarjen e organizuan nxënës të shkollës fillore “Goce Delçev” nga Manastiri, me mbështetjen e mësimdhënësve dhe prindërve të tyre. Përmes kësaj ngjarje publike, nxënësit organizatorë të bashkësive të ndryshme etnike kishin për qëllim ta rrisin vetëdijen ekologjike për mbrojtjen e ujërave, por njëherësh edhe ta përforcojnë bashkëpunimin e ndërsjellë.

Tribunën e hapi drejtoresha e shkollës “Goce Dellçev”, z-nja Zora Damjanova, ndërsa fjalim përshëndetës mbajti edhe eko koordinatorja z-nja Biljana Stojkovska. Mysafirë të cilët mbajtën ligjërata të shkurtra ishin z. Goran Kozarov, drejtor i NPK Ujësjellësi Manastir (në rolin e prindit ligjërues), inxhiniere e diplomuar teknologja Lejla Aceva, specialiste e kimisë sanitare (në rolin e prindit ligjërues), si dhe prim. Dr. Liljana Milevska, përfaqësuese e IPSH Qendra për Shëndet Publik Manastir.

Në tribunë fjalën e morën edhe dy nxënës të cilët janë anëtarë në këshillin ekologjik dhe në seksionin kimiko-biologjik në shkollë. Ata prezantuan se si hulumtohet cilësia e ujit të pijshëm në klasë dhe dërguan mesazh të fuqishëm për të pranishmit: Që të kemi ujë të pastër të pijshëm për të gjithë, ujin duhet ta kursejmë!

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrim Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i financuar nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.