Filloristët nga f. Bistricë “Zgjodhën demokracinë”

307
Nga fundi i shkurtit 2018, në shkollën fillore “Kërste Petkov Misirkov” nga f. Bistricë u mbajt punëtoria e parë nga cikli i punëtorive të titulluara “Zgjedhim demokracinë”,  të mbështetura përmes programit për grante të vogla të Projektit të USAID-it për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim.

Në punëtori morën pjesë 20 pjesëmarrës të gjuhës mismore maqedonase dhe shqipe të cilët nën udhëheqjen e mësimdhënësve të tyre u njoftuan me vlerat e demorkacisë. Përmes analizimit të tregimit për fëmijë “Shkolla rrëzë pyllit” dhe çështjet specifike që dalin prej tij, nxënësit diskutuan për qëndrimet e tyre personale dhe propozonin zgjidhje për situata të ngjashme prej jetës së tyre të përditshme.

Në periudhën e ardhshme, do të organizohen edhe 12 punëtorit plotësuese (orë të integruara dhe aktivitete jashtëmësimore) në të cilat nxënësit do të mësojnë më shumë për demokracinë përmes praktikimit të proceseve demokratike në nivel shkollor.

Krahas asaj që punëtoritë e tilla u mundësojnë të rinjve ta kuptojnë rëndësinë e pjesëmarrjes së tyre aktive në proceset e sjelljes së vendimeve për çështje të cilat i prekin ata, ata njëherësh kontribuojnë edhe drejt kohezionit të përforcuar ndëretnik midis tyre.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim (INRA), i financuar nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.