Filloristët nga Buteli së bashku e zbukuruan murin e shkollës

318

Nga mesi i muajit maj, 2018, dy shkolla partnere nga komuna e Butelit organizuan edhe një aktivitet të përbashkët dhe interesant të nxënësve.

Me mbështetjen e mësimdhënësve të tyre, 20 nxënës të shkollave fillore “Aco Shopov” dhe “Petar Zdravkovski Penko” vizatuan në muret e shkollës me ngjyra akril dhe spërkatës. Falë kreativitetit të nxënësve dhe punës së tyre të përbashkët shkolla mori pamje të re më të bukur.

Të inspiruar nga temat për vizatimet “Bashkëjetesë në Republikën e Maqedonisë”, nxënësit i zbukuruan muret dhe me mesazhe në gjuhët e tyre mësimore. Pas shoqërimit të përbashkët disaorësh, të rinjtë ishin plotë me energji pozitive dhe dëshirë për shoqërimin e mëtejmë të përbashkët.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.