Është mbajtur takim pune me shkolla

24
Më 12 nëntor 2018, u zhvillua një takim pune me shkollat e përzgjedhura në kuadër të programit për mbështetjen e seksioneve ekzistuese shkollore përmes Projektit të USAID-it për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim. Qëllimi i takimit ishte që shkollave t’u jepen udhëzime për realizimin e suksesshëm të aktiviteteve të planifikuara për integrimin ndëretnik

Në fillim u prezantuan proceset administrative të programit, me qëllim që shkollat të marrin informata të qarta dhe të sakta dhe udhëzime për dokumentet e nevojshme, mënyrën e përgatitjes dhe dërgimit të tyre. Në vazhdim, u ndanë informacione mbi procesin e vlerësimit të aktiviteteve të realizuara përmes zbatimit të një hulumtimi të gjendjes fillestare dhe hulumtimit të efekteve, si dhe udhëzime për komunikimin më të mirë të rezultateve prej aktiviteteve me publikun.

Në fund, përfaqësuesit e shkollave punuan në grupe së bashku me mentorët për integrimin ndëretnik në arsim. Përmes punës së drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e shkollave, u dha mbështetje dhe udhëzime për realizimin më të mirë të aktiviteteve të miratuara prej aplikacioneve.

Në vitin shkollor 2018/2019, Projekti do t’i mbështesë 20 shkollat vijuese për realizimin e seksioneve të integruara:
– QSHK „Boro Petrushevski“, Shkup
– SHF „Bratstvo Edinstvo“, Ohër
– SHF „Bratstvo Migjeni“, Tetovë
– SHF „Vasill Gllavinov“, Veles
– SHF „Vera Ciriviri Trena“ f. Debreshte, Dollnen
– SHF „Goce Dellçev“, Aerodrom
– SHF „Goce Dellçev“, Manastir
– SHF „Dame Gruev“, Strumicë
– SHF „Zhivko Brajkovski“, Butel
– SHF „Josip Broz Tito“, Vallandovë
– SHF „Junus Emre“ f. Lisiçani, Pllasnicë
– SHF „Cirili dhe Metodij“ f. Stajkovc, Gazi Babë
– SHF „Pere Toshev“, Dollnen
– SHF „Petar Zdravkovski Penko“, Butel
– SHF „Rahko Zhinzifov“ f. Orëzare e Poshtme, Veles
– SHF „Strasho Pinxhur“ f. Josifovë, Vallandovë
– SHMKE „Gostivari“, Gostivar
– SHMEQSH „Arseni Jovkov“, Qyteti i Shkupit
– SHME „Ibrahim Temo“, Strugë
– SHME „Cvetan Dimov“, Çair

Mbështetja ka për qëllim që shkollat ​​të organizojnë dhe kryejnë aktivitete brenda seksioneve shkollore ekzistuese, të cilat nxisin dhe kultivojnë interesat, kreativitetin dhe aftësitë e nxënësve. Duke marrë pjesë në këto seksione mësimdhënësit të cilët udhëheqin seksione ekzistuese në gjuhë të ndryshme dhe nxënësit e tyre do të kenë mundësi për të punuar së bashku në një seksion të njëjtën temë në shkollën e tyre ndërsa edhe të komunikojnë dhe të njoftohen me njëri-tjetrin më mirë, të bashkëpunojnë dhe bashkërisht të krijojë produkte, duke promovuar bashkëpunimin ndëretnik, kulturën dhe sjelljet qytetare.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim (INRA), i financuar nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).