Dita Ndërkombëtare e Paqes shënohet me aksionin për të rinj në Strumicë

55
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Paqes, në shtator të vitit 2019 mbi 150 nxënës të shkollave të mesme “Nikolla Karev” dhe “Jane Sandanski” në Strumicë organizuan aksion për të rinj në oborrin e shkollës së mesme “Nikolla Karev”.

Gjatë ngjarjes disaorëshe, nxënësit e bashkësive të ndryshme etnike kanë punuar në disa nisma kreative. Një pjesë e të rinjve në mënyrë hortikulturore e kanë rregulluar oborrin e shkollës i kanë ngjyrosur konstruksionet prej metali dhe betoni në oborr, ndërsa pamje të re morën edhe koshat për mbeturina.

Duke u inspiruar prej Ditës Ndërkombëtare të Paqes, një pjesë e nxënësve shkruan mesazhe paqeje në murin e shkollës.

Gjatë ngjarjes, të rinjtë organizuan edhe aksion humanitar për repartin e fëmijëve në IPSH “Spitali i Përgjithshëm”, Strumicë – dhuruan shtroja të cilat vetë i kanë përpunuar.

Aksioni i të rinjve është vazhdim i procesit afatgjatë në të cilin morën pjesë nxënësit e shkollave të mesme nga Komuna e Strumicës, në kuadër të Projektit të USAID-it për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim. Të rinjtë e dy shkollave së bashku i kanë identifikuar problemet në qytet me të cilat ballafaqohen si të rinj. Një prej sfidave për të cilat shprehën dëshirë vetë të ndihmojnë të tejkalohen ishte pikërisht gjendje e keqe e oborreve të shkollave.

Nga fundi i vitit të kaluar shkollor, të rinjtë së bashku ndërmorën aksion vullnetarësh për zbukurimin e oborrit të shkollës së mesme “Jane Sandanski” dhe me padurim e prisnin fillimin e vitit të ri shkollor që të organizojnë aksion të ngjashën, edhe në shkollën “Nikolla Karev”.

Aksioni u mbështet nga Komuna e Strumicës dhe Projekti i USAID-it për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim në bashkëpunim me Forumin rinor për të rinj.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim i financuar nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.