Atmosferë gazmore në prezantimin publik të aktiviteteve të përbashkëta të nxënësve

313
Më shumë se 250 mysafirë – nxënës, mësimdhënës, përfaqësues të institucioneve kryesore arsimore dhe përfaqësuesit e USAID-it patën mundësinë të ndiqnin prezantimin publik të aktiviteteve të përbashkëta të nxënësve që u zhvillua në mes të tetorit 2018 në Qendrën Kulturore për të Rinj në Shkup. Në prezantim, u potencuan përkushtimi i nxënësve dhe mësimdhënësve në përforcimin e bashkëpunimit ndëretnik nëpërmjet pjesëmarrjes së tyre në një sërë aktivitetesh të përbashkëta gjatë vitit të kaluar shkollor.

Para fillimit të ngjarjes, të pranishmit patën mundësi t’i shikojnë produktet e përpunuara prej nxënësve të disa shkollave të prezentuara në dhjetëra stenda.

Nxënësit nga “Zhivko Brajkovski” nga Buteli u prezentuan me një maketë kreative të Sistemit diellor, ndërsa të rinjtë nga “Brakja Ribar” ng Tabanoci, Kumanvë e prezentuan maketën e përpunuar për shkollën e tyre. Nxënësit nga “Gjorgji Sugarev” nga Manastiri i ndanë “Kodin e respektit të ndërsjellë” të tyre dhe na treguan sa e rëndësishme është të kultivohet bashkëpunimi i ndërsjellë, ndërsa nxënësit nga “Marshall Tito” nga Strumica biseduan rreth asaj se sa e rëndësishme është sjellja jonë në trafik dhe kultura e trafikut në përgjithësi, përmes prezentimit të fushatës së tyre të sigurisë në trafik.

Nxënësit nga “Pero Nakov” nga Kumanova i ndanë idetë e tyre për atë se si mund të zbukurohet qyteti i tyre. Kimistët e rinj nga “Goce Dellçev” nga Manastiri demonstruan se si mund të testohet cilësia e ujit të pijshëm, ndërsa ekologjistët e Vera Ciriviri Trena nga Debreshtja, Dollneni i bashkuan kreativitetin dhe arsimin dhe përpunuan  fanella me eko mesazhe.

Pas fundit të ekspozitës në stenda, mysafirët me kënaqësi të madhe e ndoqën videon interesante të animuar me mesazhe të fuqishme të cilat duhet të depërtojnë tek të gjithë  ne.

Menjëherë pas kësaj, mysafirët i panë tre shfaqje të mrekullueshme teatri dhe muzikore. Nxënësit e shkollës së mesme të mjekësisë “Gostivari” nga Gostivari e realizuan shfaqjen teatrale “Tregime thjesht të çuditshme” në të cilën i paraqitën sfidat e të rinjve në një mënyrë shumë kreative – përmes personazheve të njohura nga tregimet.

Shfaqjen tjetër të teatrit e titulluar “Rinia në udhëkryq” e zhvilluan nxënësit e shkollës së mesme “Kirill Pejçinoviq” nga Tetova. Në shfaqje ata e paraqitën jetën përmes prizmit të të rinjve nga Tetova.

Me performancën muzikore të titulluar “Kopshti i hedhur”, u prezentuan nxënësit e shkollës fillore “Marshall Tito” nga fshati Murtino, Strumicë të cilët në karnavalin e sivjetëm të Strumicës e fituan vendin e parë në kategorinë maskë grupore prej 5 deri në 10 pjesëmarrës. Në fund, si ngjarje përmbyllëse, mysafirët patën mundësinë të shihnin performancën e grupit Roma Rok skull.

Aktivitetet e përbashkëta të paraqitura në këtë ngjarje janë vetëm një pjesë e aktiviteteve që zbatohen në shkollat ​​në të gjithë Maqedoninë në kuadër të Projektit të USAID-it për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim. Në vitin e kaluar shkollor 2017/2018, më shumë se 1300 nxënës dhe mësues punuan së bashku për të forcuar bashkëpunimin ndëretnik dhe për të promovuar vlerat qytetare, veçanërisht në mesin e të rinjve. U organizuan më shumë se 400 aktivitete të përbashkëta të nxënësve, iniciativa rinore, punëtori kreative dhe diskutime publike. Qëllimi i aktiviteteve të tilla që përfshijnë të rinjtë nga komunitetet e ndryshme etnike është përmirësimi i bashkëpunimit dhe integrimit ndëretnik mes tyre, si dhe përforcimi i vlerave të tyre qytetare dhe demokratike.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim (INRA), i financuar nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.