Aksion i madh për të rinj në “Arseni Jovkov” në Shkup

22
Mbi 200 nxënës prej katër shkollave të mesme të Shkupit “Boro Petrushevski”, SHM “Arseni Jovkov”, SHM “Zdravko Cvetkovski” dhe SHM “Vëllezërit Milladinov” së bashku organizuan aksion për të rinj në oborrin e shkollës “Arseni Jovkov”. Aksioni është rezultat i takimeve të tyre gjatë muajit të kaluar në të cilat i kanë identifikuar sfidat dhe zgjidhjet e mundshme për përmirësimin e gjendjes në shkollat e tyre.

Nxënësit e bashkësive të ndryshme etnike punuan në më shumë aktivitete interesante. Një pjesë e tyre vizatuan grafite me mesazhe motivuese në murin e shkollës ndërsa të tjerët i dhanë një pamje tjetër terrenit sportiv – e shënuan me linja dhe vendosën gola me rrjete.

Të rinjtë vendosën edhe stola për rekreim gjatë pushimeve dhe shporta për mbeturina. Për ta ngritur vetëdijen për mbrojtjen e mjedisit jetësor, ata në mënyrë hortikulturore e rregulluan oborrin me mbjelljen e pemëve dhe bimëve të tjera.

“E rregulluam oborrin e shkollës dhe u kujdesëm të duket më bukur. Këtu na ndihmuan nxënësit e shkollave të tjera. Me të vërtetë kemi kaluar shumë bukur, filluam miqësi të reja dhe jam shumë e lumtur që isha pjesë e të gjithë kësaj”, thotë Marija, nxënëse e shkollës së mesme “Arseni Jovkov”.

Na ndihmuan nxënësit e shkollave të tjera sikur të jenë në shkollën e tyre. Së bashku i shënuam terrenet e futbollit dhe vizatuam grafite. Do të shkojmë edhe në shkollat e tjera për të kontribuuar drejt një të ardhme më të bukur dhe shkolla më të mira”, shton mikja e saj Nedimeja nga shkolla e njëjtë.

Ky aksion kontribuoi për përafrim më të madh të të rinjve të bashkësive të ndryshme etnike dhe thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë. Nxënësit arritën t’i realizojnë idetë e tyre, duke e theksuar rëndësinë e aktivizmit të të rinjve. Me padurim i presin aksionet e radhës në tre shkollat e mesme të radhës.

Aksioni u mbështet nga Qyteti i Shkupit dhe Projekti i USAID-it për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim në bashkëpunim me Forumin Rinor të Arsimit.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim i financuar nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.