Historia e QMEQ

Qendra Maqedonase për Edukim Qytetar (QMEQ) është themeluar në vitin 2004, si rezultat i përfundimit të Projektit për Edukim Qytetar të financuar nga USAID-i kur ekipi vendosi të punojë si organizatë lokale joqeveritare. Projekti për Edukim Qytetar u tregua shumë i suksesshëm në vendosjen e bazës për edukimin e qytetarëve të Maqedonisë që në mënyrë aktive të marrin pjesë në forcimin e shoqërisë demokratike qytetare, mirëpo, megjithatë ekzistonte nevojë e vazhdueshme për zhvillim arsimor. Nevoja për vendosjen e organizimit lokal ishte nxitur prej katër faktorëve: ndryshimi i gjendjeve aktuale në shoqërinë civile, decentralizimi i arsimit, anëtarësimi i Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe, si më i rëndësishëm, përmbushja e nevojave arsimore të sistemit shkollor.

Që nga vetë themelimi, QMEQ-ja implementonte projekte të llojllojshme që kishin të bëjnë me zhvillimin profesional të kuadrove edukativo-arsimore në sfera të ndryshme, siç janë zhvillimi dhe implementimi i standardeve për zhvillim profesional të cilësisë së lartë; mbështetje e shkollave për zbatimin e zhvillimit profesionale në kuadër të vetë shkollave; mbështetje e organeve lokale dhe shtetërore kompetente për arsimin (Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Byroja për Zhvillimin e Arsimit, Qendra për Arsim dhe Trajnim Profesional, Inspektorati Shtetëror Arsimor, Qendra për Provime Shtetërore) gjatë zhvillimit të strategjive dhe procedurave për mbështetje, ndjekje dhe vlerësim të zhvillimit shkollor; zhvillim dhe implementim i procedurave për certifikata të arsimtarëve si instrument për vlerësimin e zbatimit të diturive të sapofituara. QMEQ-ja, po ashtu, punonte në zhvillimin e standardeve për notim në shkollat dhe kompetencat e arsimtarëve për notim që ishin zyrtarisht të pranuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës si drejtime për vlerësimin e shkollave. Si rezultat i ekspertizës që kuadri i organizatës e kanë në një numër të madh të sferave arsimore, QMEQ-ja ishte ftuar të japë kontributin e vet në përpilimin e indikatorëve për vlerësim integral të shkollave; të japë propozime për përmirësimin e propozim-ligjeve për arsim fillor dhe të mesëm – veçanërisht në raport me anëtarët e ndërlidhur me zhvillimin profesional dhe të karrierës të arsimtarëve; të organizojë takime dhe tryeza të rrumbullakëta për diskutimin e gjendjeve ekzistuese dhe për shkëmbimin e ideve për sistemin për zhvillim profesional dhe të karrierës të arsimtarëve.

Ndërtimi i kapaciteteve të kuadrit shkollor dhe programeve arsimore:

Gjatë 10 viteve të shkuara, QMEQ-ja punonte me të gjitha shkollat fillore dhe të mesme, trajnime të siguruara për më shumë se 20.000 pjesëmarrës të interesuar në sferën e arsimit në kuadër të disa programeve (përmirësim të notimit në shkollat; përmirësim të mësimit nga matematika dhe shkencat natyrore; përmirësim të arsimimit gjuhësor dhe matematikor në klasët më të ulëta; ndërtim të kapaciteteve për shkathtësi TIK, etj.), ndërsa me këtë rast realizonte një qasje gjithëpërfshirëse ndaj shkollave me ç’rast të gjithë drejtorët shkollorë dhe kuadrot e administratës shkollore ishin përfshirë në aktivitetet e projektit të ndërlidhura me zhvillimin profesional dhe certifikimin e arsimtarëve në kuadër të shkollave. QMEQ-ja i forcoi kapacitetet e Këshillave të shkollës në 433 shkolla fillore dhe të mesme përmes programit për trajnim qëllimi i të cilit ishte përmirësim i udhëheqjes me shkollat.

QMEQ-ja realizoi edhe aktivitete dhe projekte të llojllojshme ndëretnike të orientuara drejt mbështetjes së arsimit të integruar në bashkësite multietnike. Ne jemi pionier në aspektin e qasjeve inovative për forcimin e kompetencave interkulturore të udhëheqësisë shkollore, arsimtarëve, prindërve dhe nxënësve. QMEQ-ja u ndihmoi shkollave fillore dhe të mesme gjatë planifikimit dhe realizimit të aktiviteteve jashtëmësimore që mbështesin punën e ekipeve shkollore për mbështetje për mirëmbajtjen e investimeve dhe në këtë mënyrë krijoi përgjegjësi lokale për vendosjen e aktiviteteve modele për bashkëpunim në nivel të shkollës. Mbi 1600 arsimtarë dhe kuadro shkollore fituan trajnim për ndërtimin e kapaciteteve, me qëllim të sigurimit të integrimit ndëretnik në shkollat dhe implementimin e aktiviteteve të përbashkëta ndëretnike të nxënësve. Ne, po ashtu, i forcuam programet për edukim qytetar në shkollat, përmes mundësimit të integrimit formal të programeve në planet mësimore të klasëve të ulëta në shkollat fillore në nivel kombëtar.

Rinovim i shkollave

QMEQ-ja kreu 71 lloje të ndryshme të rinovimeve të vëllimit më të vogël. Si pjesë e kësaj, QMEQ-ja punonte me komunat në përcaktimin e prioriteteve shkollore, ndërsa intervenimet e nevojshme u realizuan në bashkëpunim të ngushtë me prindërit dhe shkollat.

Decentralizim i arsimit

Prej vitit 2004, QMEQ-ja punon me komunat në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet shkollave dhe komunave për mundësimin e decentralizimit. QMEQ-ja e orientonte procesin e zhvillimit të politikave lokale arsimore dhe për forcimin e kapaciteteve të komunave për vendosjen e mekanizmave për ndërlidhje të shkollave me Qeverinë në nivel lokal.

Hulumtime

QMEQ-ja realizoi më shumë studime të gjendjes fillestare, si p.sh. për Projektin e UNICEF-it për vlerësimin e arsimimit gjuhësor dhe matematikor në klasët e ulëta, ndërsa më pas e maste ndikimin e cilësisë së intervenimit dhe të arritjeve të nxënësve, duke përfshirë edhe vlerësimin e diturisë, aftësive dhe kompetencave të arsimtarëve për mbajtjen e mësimit; projekte për arsim ndëretnik në shkollat; projekte për decentralizimin në arsim me analizë të zhvillimit profesional të përfaqësuesve komunalë me qëllim që të sigurohet ndjekje e mëvonshme e aktiviteteve të projektit.

Botime, informim të opinionit dhe konferenca

Prej vitit 2004, QMEQ-ja botoi dhe shpërndau më shumë se 97.000 doracakë, broshura dhe botime tjera për institucionet, komunat dhe shkollat nëpër Maqedoni, duke përfshirë: Doracakë për trajnimin e trajnuesve; Doracakë për trajnimin e arsimtarëve; Doracak për këshillat shkollorë në shkollat fillore dhe të mesme; Doracak për trajnimin e trajnuesve për punë me prindër; botimi “Shkollë e përzier etnike – vend për mësim dhe mirëmbajtje të komunikimit dhe bashkëpunimit ndëretnik”; botimi “Përmirësimi i dialogut ndëretnik në bashkësitë lokale – aspekte teorike dhe praktike”; broshura “Kodeksi etik për vlerësimin e të arriturave të nxënësve”; Përmbledhja e punimeve nga konferenca ndërkombëtare “Vlerësim i mësimit në shek. XXI”; botimi “Decentralizimi i arsimit në komunën”; kalendarë dhe posterë shkollorë. QMEQ-ja përpiloi video materiale dhe filma të animuar për ngritjen e vetëdijes për çështje konkrete nga sfera e arsimit, ndërsa po ashtu organizoi edhe promovime të ndryshme, duke përfshirë ngjarje për fillimin e projekteve, konferencave nacionale dhe internacionale, e me këtë rast ngjarjet ishin mbuluar me sukses nga mediat nacionale dhe lokale.

Monitorim dhe evaluim (MdheE)

QMEQ-ja zhvilloi një sistem për monitorimin dhe evaluimin e aktiviteteve të projektit. Ekipi ynë shfrytëzon kombinimin e instrumenteve dhe metodave për grumbullimin e të dhënave relevante për treguesit dhe të arritura e projekteve.

Bashkëpunimi me OJQ-të lokale

QMEQ-ja ka punuar me 20 organizata lokale për sigurimin e mentorimit për menaxhim financiar dhe informim, përfaqësim të interesave, monitorim dhe evaluim dhe ndërlidhje ndërmjet shkollave dhe komunave, me ç’rast secila organizatë siguroi ekspertizë dhe përvojë personale konkrete të bashkësive lokale gjatë vendosjes së komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet komunave, shkollave dhe OJQ –ve në nivel komunal, si dhe ndërmjet komunave të ndryshme.