Zhvillim i klimës demokratike në shkolla përmes iniciativave të nxënësve

55
Gjatë majit dhe qershorit të vitit 2021 u realizuan 17 punëtori onlajn për nxitjen e klimës demokratike në shkollat fillore, në kuadër të Projektit të USAID-it për integrimin ndëretnik e të rinjve në arsim, në bashkëpunim me Byronë për Zhvillimin e Arsimit dhe Forumin Arsimor Rinor. Në punëtoritë morën pjesë mbi 200 përfaqësues të 96 shkollave projektuese, si anëtarë të ekipeve shkollore të përbëra prej mësimdhënësve të Arsimit qytetar, bashkëpunëtorëve profesional dhe drejtorëve. Në vitin shkollor 2021/2022 këto ekipe shkollore, bashkë me nxënësit, do të punojnë në realizimin e iniciativave të nxënësve dhe për herë të parë do të organizojnë ditë të hapur për arsim qytetar.

Pjesëmarrësit në punëtoritë diskutuan për politikat arsimore dhe dokumentet strategjike që janë bazë për zhvillimin e klimës demokratike në shkolla, siç janë Koncepti për arsim qytetar, kompetencat qytetare dhe programet mësimore nga Arsimi qytetar për klasën e tetë dhe të nëntë. Vëmendje e posaçme i është kushtuar edhe rëndësisë së drejtorisë së shkollës dhe shërbimit profesional në nxitjen e klimës demokratike dhe bashkëpunimit me bashkësinë lokale, si dhe zbatimit të iniciativave të nxënësve dhe fazave të domosdoshme për implementimin e suksesshëm të tyre dhe zhvillimit të kompetencave qytetare të nxënësve. Janë ndarë edhe shembuj për përdorimin e metodave të ndryshme të punës (me prani fizike, nga distanca dhe qasja hibride) si frymëzim për zbatimin e iniciativave të nxënësve gjatë vitit të ardhshëm shkollor.

Gjatë punëtorive, anëtarët e ekipeve shkollore përvetësuan shkathtësi për zbatim të suksesshëm të iniciativave të nxënësve dhe ndërtim të politikave shkollore që e mbështesin zhvillimin e klimës demokratike në shkolla. Pjesëmarrësit në punëtoritë morën edhe materiale të dobishme për organizimin e iniciativave të nxënësve dhe ditëve të hapura për arsim qytetar. Sipas pjesës më të madhe të tyre, trajnimet ishin të dobishme dhe u kanë mundësuar dituri të reja dhe të ndajnë përvojat dhe idetë e deritanishme me kolegët e tyre nga shkollat tjera.

Pas trajnimeve në të cilat pjesëmarrësit vendosën qëllime bashkëkohore për përmirësimin e klimës demokratike në shkollat në të cilat punojnë, ekipet në vitin shkollor 2020/2021 do të punojnë në zbatimin e iniciativave të nxënësve dhe organizimin e ditëve të hapura për arsim qytetar.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.