Vizitë e SHF së rinovuar “Nikolla Vapcarov” në Komunën Çair

371
Më 19 shkurt 2020, u mbajt ngjarje promovuese me rastin e rinovimit të SHF “Nikolla Vapcarov” në Komunën Çair, në kuadër të Projektit të USAID-it për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim. Me mbështetjen financiare të Komandës Evropiane të SHBA-së (EUKOM), u vendosën dyer të reja në të gjitha klasat dhe u rinovuan muret e korridoreve, ndërsa komuna dhe shkolla, së bashku me sektorin privat morën pjesë në rinovimin në hapsirat tjera shkollore.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, drejtoresha e shkollës, Merita Koxhaxhiku dhe major Patrik Enrikez, përfaqësues i Zyrës së SHBA-së për bashkëpunim në mbrojtje, mbajtën fjalim para të pranishmëve dhe e potencuan rëndësinë për bashkëpunimin e ndërsjellë për zhvillimin e cilësisë së procesit edukativo-arsimor.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, theksoi se investimi në arsimin cilësor është investimi më i mirë. “Mund të arrijmë arsim cilësor vetëm atëherë kur të gjithë fëmijët shkojnë në shkollë dhe fitojnë njohuri. Inkluzioni dhe integrimi ndëretnik, kultivimi i marrëdhënieve në harmoni të cilat prehen në respektimin e dallimeve janë një pjesë e prioriteteve të Ministrisë së Arsimit dhe janë në mesin e parimeve kryesore edhe në Ligjin e ri për arsim fillor”, tha ai.

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, e shprehu angazhimin e komunës për sigurimin e kushteve të përshtatshme për të qëndruar dhe mësuar nxënësit.

“Ky nuk ishte projekt i njëanshëm, gati se gjysma e përkrahjes dhe asistencës ishte i sigururar nga ana e shkollës dhe buxhetit të komunës. Urime për të gjithë Ju, shtoi major Patrik Enrikez, përfaqësues i Zyrës së SHBA-së për bashkëpunim në mbrojtje.

Në rinovim mori pjesë edhe sektori privat me rinovimin e plotë të zyrës së mësimdhënësve. Me këtë, shkolla, komuna dhe sektori privat morën pjesë me mbi 50% në shpenzimet për rinovim. Pas rinovimit, rreth 800 nxënës dhe mësimdhënës kanë kushte më të mira për mësim dhe punë. Me dyert e ndërruara është rritur siguria dhe izolimi i klasave ndërsa muret e rinovuara në klasa kontribuojnë për higjienë më të madhe dhe dukje më të mirë të shkollës.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.