Të rinjtë përpiluan ide për aksione rinore për përmirësim të bashkësisë së tyre

110
Nxënës dhe përfaqësues të parlamentit të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme në të gjithë vendin të kyçura në projekt, morrën pjesë në online punëtoritë përmes platformave dixhitale për përpilimin e aksioneve rinore në bashkësitë e tyre. Punëtoritë janë të organizuara në kuadër të Projektit të USAID për Integrim Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, në bashkëpunim me Forumin Rinor Arsimor.

Pjesëmarrësit bashkarisht analizuan idetë dhe diskutuan për problemet në mjedisin e tyre. Ata veçuan interesat e të rinjve në komunat e tyre dhe propozuan forma se si të përmirësohet gjendja dhe të zbukurohet rrethi ku ata jetojnë. Njëkohësisht, edhe pse takimi ishte online, ata u shoqëruan dhe u njoftuan më mirë, duke këmbyer ide interesante dhe të vyejshme.

Kinenam verore të hapur, vetëdije më të lartë ekologjike dhe më shumë hapësira publike për rekreacion janë pjesë e ideve të tyre të cilat planifikojnë që t’i realizojnë gjatë aksioneve rinore. Gjithashtu gjatë periudhës që vijon do të vazhdoj përpilimi i zgjidhjeve të mundshme të sfidave me të cilat ballafaqohen në rrethin e tyre si të rinj.

Përmes krijimit të online mundësive që nxënësit të shoqërohen dhe të bashkëpunojnë në inicijativa të ndryshme qytetare dhe në gjendje krize, Projekti i USAID për Integrim Ndëretnik të të Rinjve në Arsim nxit klimë demokratike dhe interaksion pozitiv mes të rinjve nga bashkësi etnike të ndryshme.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.