Të rinjtë e shkollës së mesme “Boro Petrushevski”, “Dimitar Vlahov” dhe “Zdravko Cvetkovski” nga Qyteti i Shkupit morrën pjesë në orët e përbashkëta mësimore nga mësimi në distancë

71
Situata e krizës nuk i ndaloi orët e përbashkëta në shkollat ​​e mesme të Qytetit të Shkupit. Nxënësit e shkollave të mesme nga QSHA “Boro Petrushevski”, SHMQSH “Dimitar Vlahov” dhe SHMNGJ “Zdravko Cvetkovski” të cilët mësojnë në gjuhë të ndryshme mësimore, me mësimdhënësit e tyre, vazhduan aktivitetet e përbashkëta përmes platformave digjitale. Këto orë janë një mundësi e shkëlqyer për të rinjtë nga bashkësi të ndryshme etnike për të bashkëpunuar dhe për tu socializuar ndërsa punojnë në tema të ndryshme.

Nxënësit punuan në më shumë aktivitete interesante. Çiftet e mësimdhënësve në QSHA “Boro Petrushevski” e përshtatën materialin mësimor për mjetet digjitale, duke u treguar nxënësve se si t’i përdorin ato. Kështu, vizatimi teknik me programin CAD (Computer-Aided Design) për grupin për makineri dhe trafik u bë edhe më argëtues dhe në të njëjtën kohë u përfshinë të gjithë nxënësit dhe përgatitën vizatimet e tyre. Në një orë tjetër të përbashkët të lëndës gjuhë angleze, ata pasuruan fjalorin e tyre dhe shkruan ese mbi ushqimin e shëndetshëm dhe profesionet e mundshme, të cilat më pas i ndanë me mësimdhënësit dhe i analizuan përmes platformave të komunikimit dixhital.

Si të bëni një pedikyr në mënyrën e duhur? Gjatë orëve të lëndës praktike për profilet estetist për kujdesin e duarve dhe këmbëve dhe lëndës praktike për teknik kozmetik, nxënësit e shkollës së mesme SHMQSH “Dimitar Vlahov” përsëritën materialin në të dy gjuhët mësimore dhe me mësimdhënësit e tyre diskutuan në lidhje me pedikyrin dhe masazhin e këmbëve.

Edhe pse mbajtja e ndeshjeve sportive është shtyrë për shkak të situatës së krizës me KOVID-19, në orën e sportit dhe aktiviteteve sportive, ata së bashku shikuan pjesë të shkurtra të finales së Ligës së Kampionëve nga viti 2019. Në frymë sportive, ata analizuan statistikat dhe faktorët nga të  cilët varet se cila ekipë do të fitojë dhe cila do të humbasë, dhe duke u shoqëruar mësuan më shumë fjalë të reja në të dy gjuhët mësimore.

Edhe pse orët e përbashkëta në SHMNGJ “Zdravko Cvetkovski” ofrojnë më shumë punë në terren, çiftet e mëshimdhënësve të cilët ligjërojnë orë praktike në drejtimin arkitekturë kanë arritur të gjejnë disa mënyra interesante për të mbajtur orët e përbashkëta nga distanca. Ata vendosën komunikim në internet me nxënësit e të dy klasave dhe me ndihmën e mediave sociale dhe platformave të komunikimit dixhital, u dhanë detyra që nxënësit i zgjidhnin së bashku në grupe, e që  përfundimisht  i prezantuan.

Mënyra të reja të të mësuarit nga distanca kanë vazhduar t’i bashkojnë të rinjtë që mësojnë në gjuhë të ndryshme mësimore dhe kanë thelluar bashkëpunimin e tyre të ndërsjellë.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.