Takime me shkollat e mesme të Shkupit për realizimin e orëve të përbashkëta

171
Në periudhën e kaluar, u mbajtën takime me drejtorët, mësimdhënësit dhe koordinatorët e ekipeve shkollore për integrim në shtatë shkollat që realizojnë orë të përbashkëta: “Arseni Jovkov”, “Zdravko Cvetkovski”, “Vëllezërit Milladinov”, “Boro Petrushevski”, “Dimitar Vllahov”, “Josip Broz-Tito” dhe “Vllado Tasevski”. Këto orë janë mbështetur nga Projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik e të rinjve në arsim (INRA), Qyteti i Shkupit dhe Misioni i OSBE-së në Shkup. 

Gjatë këtyre takimeve, të pranishmit diskutuan për procesin e implementimit të orëve të përbashkëta dhe nevojat e mësimdhënësve për realizimin më efikas të të njëjtave. U ndanë edhe përvoja dhe sfida me të cilat përballen ata.

Në gjysmëvjetorin e parë të këtij viti shkollor 2020/2021, u realizuan 177 orë të përbashkëta në lëndë të ndryshme. Përmes tyre, 580 nxënës të bashkësive të ndryshme etnike u njoftuan më mirë dhe i forcuan vlerat e tyre qytetare dhe demokratike.

Për arsye se sivjet procesi mësimor zhvillohet përmes nxënies në distancë, shkollave u ishte siguruar mbështetje teknike në kuadër të projektit.

Në periudhën vijuese, mësimdhënësit të cilët realizojnë orë të përbashkëta do të marrin pjesë në më shumë trajnime për ndërtimin e kapaciteteve me çka i thellojnë njohuritë e tyre për përdorimin e veglave digjitale në mësim, vendosjen e komunikimit dhe bashkëpunimit të mirë mes nxënësve dhe aktivitete të ngjashme që janë të dobishme për realizimin e suksesshëm të orëve të përbashkëta.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.