Takim fillestar për projektin e ri „Aftësi të qëndrueshme për trajnuesit e praktikantëve në arsim dhe trajnim iniciues profesional (ATIP)”

164
Projekti i ri “Aftësi të qëndrueshme për trajnuesit e praktikantëve në arsim dhe trajnimi iniciues profesional (ATIP)” zyrtarisht filloi në kuadër të Programit Erazmus+ në fushën e arsimit profesional dhe trajnimit, në partneritet me Fondacionin për Arsim Modern (Bullgari), Odën e degëve për industrinë e drurit dhe përpunimin e mobilieve (Bullgari), M&M Profuture Training, S.L. (Spanjë) dhe Qendrën për Arsim Profesional dhe Trajnim Panevezhis (Lituani). Organizatat partnere e mbajtën takimin e parë fillestar përmes platformës ZOOM më 10 nëntor 2020, për shkak të gjendjes së shkaktuar nga pandemia e KOVID-19.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e organizatave partnere kanë diskutuar për aspektet e përgjithshme të projektit, ndërsa fokus më i detajuar u është vënë disa pikave kryesore. Koordinatori i Fondacionit për Arsim Modern (Bullgari) e ndau logon e projektit dhe e njëjta u pranua mirë prej të gjithë partnerëve të cilët kanë konstatuar se i përgjigjet në mënyrë të përkryer këtij projekti. Gjithashtu, është aktivizuar ueb faqja e projektit dhe në të mund të gjenden më shumë informacione lidhur me elaborimin e projektit, partnerët e projektit, aktivitetet vijuese etj. – https://sustainvet.com/.

Të gjithë partnerët janë njoftuar me procedurat e menaxhimit dhe obligimet e dakorduara. Janë elaboruar edhe procedurat për realizimin e buxhetit dhe koordinatori i projektit mbajti prezentim lidhur me to.

Në diskutimin e mëtejmë, fokus më i madh i ishte vënë përgatitjes së Punës së parë intelektuale, i cili paraqet Program të avancuar për trajnimin e trajnuesve të dedikuar për trajnuesit e mentorëve të kompanive. Qëllimi kryesor i këtij produkti është të ndërtohet dhe të përforcohet kapaciteti i trajnuesve me një seri të kompetencave relevante lidhur me mësimin e bazuar në punë siç janë: trajnimi i mentorëve prej kompanive për përgatitjen e planeve shkollore në pajtim me trajnimin në shkolla duke e ndjekur qasjen e bazuar në situatë konkrete; si të vihen procedura për lehtësimin e avancimit të praktikantëve; si të komunikojnë me ofruesit e ATP; si të vihet proces përkatës i dhënies së informacioneve kthyese si edhe teknika/metoda për sigurimin e trajnimeve relevante për mentorë. Nga aspekti i realizimit të rezultatit të parë, gjithashtu janë analizuar dhe diskutuar hapat kryesorë dhe janë elaboruar detyrat për çdo organizatë.

Takimi fillestar ishte mundësi e shkëlqyer që partnerët të tubohen së bashku dhe në mënyrë më të detajuar të diskutojnë për hapat e ardhshëm lidhur me aktivitetet e projektit. Takimi përfundoi me sukses, me detyra të dakorduara dhe përgjegjësi për çdo organizatë partnere për periudhën e ardhshme.