Si bëhen afishe elektronike – nxënësit nga Access programi i forcuan shkathtësitë e tyre digjitale

57
Nxënësit të cilët janë pjesë e Programit Access – Mikro ndarje të bursave për rritjen e qasjes deri te gjuha angleze, mbështetur nga Ambasada e SHBA-së në Shkup, mësonin të bëjnë afishe elektronike, duke i zhvilluar shkathtësitë e tyre digjitale dhe kreativitetit. U organizuan dy punëtori interaktive onlajn në të cilat përmes ushtrimeve praktike ata patën mundësinë të mësojnë se si të mbërrijnë nga ideja deri te produkti final.

Gjatë punëtorisë së parë, nxënësit u njoftuan me bazat e bërjes së afisheve, meqë ato janë të rëndësishme për transmetimin e porosisë në botën digjitale, si dhe elemente kyçe që duhet t’i ketë një e-afishe interesante dhe me ndikim. Morën pjesë edhe në ushtrime për të menduarit më të gjerë dhe kreativ dhe perceptim të ndryshëm. Pasi u janë prezantuar vegla të dobishme dhe softuer, nxënësit, të ndarë në grupe, përpiluan disa afishe me porosi nga oratorët e bisedave onlajn që i kishin çdo të enjte.

Të motivuar dhe me njohuri të forcuara, ata morën pjesë aktive edhe në punëtorinë e dytë. Por, këtë herë përpiluan e-afishe ekologjike dhe mësonin se si t’i shprehin në mënyre digjitale mendimet  e tyre për mbrojtjen e mjedisit jetësor. Duke përdorur foto të fuqishme për gjendjen me mbeturinat në qytetet e tyre dhe fotografi për atë se si do të donin të duket mjedisi, ata arritën të bëjnë afishe kreative që tërheqin vëmendjen dhe t’i prezantojnë.

Atmosfera e shkëlqyeshme dhe e relaksuar ishte e pasuruar me diskutim në gjuhën angleze për avancimin e shkathtësive për të folurit e argumentuar të nxënësve. Ata shoqëroheshin dhe bashkëpunonin së bashku drejt qëllimit të përbashkët dhe puna e tyre rezultoi në më shumë se 30 afishe elektronike.

Ky aktivitet është pjesë e Programit Access për mikrobursim për rritjen e qasjes në gjuhën angleze, i mbështetur nga Ambasadës së SHBA-së në Maqedoninë e Veriut.