Shkollat zbatojn me përkushtim nisma të nxënësve në distancë

130
Edhe gjatë nxënies në distancë shkollat punojnë në mënyrë të përkushtuar në aktivitete për nxitjen e klimës demokratike dhe realizojnë nisma të nxënësve. Në periudhën e shkuar u zbatuan aktivitete të ndryshme, si rezultat i ideve të nxënësve për ndryshime pozitive në shkollat e tyre dhe mjedisin më të gjerë.

Nxënësit e SHF “Dane Krapçev” nga Gazi Baba, gjatë periudhës së pandemisë e treguan humanitetin e tyre. Ata organizuan aksion humanitar dhe mjetet e grumbulluara vendosën t’i shfrytëzojnë për të furnizuar maska mbrojtëse për nxënësit e klasës së parë, si dhe për banorët më të rritur të komunës. Porositë e tyre për humanitet dhe reagimet e nxënësve të klasës së parë dhe bashkënxënësve i paraqitën në këtë video.

Në shkollën “Naim Frashëri” nga fsh. Negotin, nxënësit përzgjodhën të punojnë në temat: të drejtat e fëmijëve dhe paragjykimet. Qëndrimet e veta për këto çështje, nxënësit i ndanë me bashkënxënësit dhe përfaqësuesit e bashkësisë më të gjerë përmes prezantimit onlajn.

Nxënësit e SHF “Vllado Tasevski” nga Karposhi e identifikuan si problem keqpërdorimin e alkoolit, ilaçeve dhe substancave të palejuara nga bashkëmoshatarët e tyre dhe vendosën të përgatisin fushatë për ngritjen e nivelit të informimit mes të rinjve për efektet e këtyre veseve. Së pari, shqyrtuan mendimin dhe qëndrimet e bashkënxënësve, më pas morën pjesë në dy punëtori onlajn, për parandalimin dhe trajtimin e varshmërive dhe për dizajn grafik, gjë që u ndihmoi të përpunojnë materiale origjinale informative dhe t’i shpërndajnë përmes grupeve të krijuara të veçanta në media sociale (Facebook, Instagram). Ata me këtë projekt vendosën të marrin pjesë në konkursin e Pompidou Group of the Council of Europe për aktivizëm rinor në temën varshmëri në të cilin marrin pjesë të rinjtë prej 28 shteteve të ndryshme të Evropës.

Fakti që nuk janë të pranishëm fizikisht në shkollë nuk i ka penguar nxënësit nga SHF “Vanço Nikoleski” nga Leskoeci, Ohër, të ndërmarrin nismë për rregullimin dhe zbukurimin e oborrit shkollor. Kontraktimi dhe planifikimi u zbatua onlajn, por aksioni u realizua me prani fizike, me grupe më të vogla të nxënësve dhe me respektimin e protokolleve për mbrojtje. Ata nuk ndalen me nismat e tyre dhe gjatë gjysmëvjetorit të dytë do të punojnë në mënyrë aktive në ngritjen e vetëdijes ekologjike mes bashkënxënësve.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.