Shkathtësi të qëndrueshme për trajnues të praktikantëve në arsim inicial profesional dhe trajnim (AIPT) – Organizata partnere u takuan për përpilimin dhe finalizimin e punimeve intelektuale

50
Pas më shumë se një viti të mbushur me sfida për shkak të pandemisë KOVID-19, përfaqësuesit e organizatave partnere nga Bullgaria, Spanja, Lituania dhe Maqedonia e Veriut kishin mundësinë të takohen drejtpërdrejt në mbledhjen transnacionale, partnere që u mbajt në Shkup, në fillim të tetorit, në kuadër të projektit Shkathtësi të qëndrueshme për trajnues të praktikantëve në arsimin inicial profesional dhe trajnim (AIPT).

Takimi ishte mundësi e shkëlqyer në mënyrë që partnerët ta forcojnë edhe më shumë bashkëpunimin e tyre, të diskutojnë për aktivitetet tashmë të implementuara, arritjet e deritanishme, si dhe për aktivitetet që planifikohen në periudhën e ardhshme. Të gjithë përfaqësuesit morën pjesë në mënyrë aktive dhe dhanë mendimin e tyre, duke diskutuar për të gjitha aspektet e projektit.

Tema kryesore ishte finalizimi i Punimit intelektual 1 – Program i avancuar për trajnues të mentorëve të kompanisë, ndërsa secila nga organizatat partnere kishte prezantim ku më nga afër i njoftoi të tjerët me punëtoritë për trajnues të mentorëve të kompanisë, që u mbajtën në secilin vend. Diskutuan bashkërisht për rezultatet nga vlerësimet dhe morën vendime që duhet të jenë më të mira dhe të mjaftueshme në programin.

Në fund, u përkufizua produkti final i Punimit intelektual 1, dhe u ndanë detyra dhe përgjegjësi në raport me planifikimin e aktiviteteve të radhës për krijimin dhe përpilimin e punimit të dytë intelektual.

Projekti punon në përpilimin e punimeve novatore, intelektuale me qëllim që të mbështeten mentorët nga kompanitë gjatë planifikimit, konceptimit, realizimit dhe notimit të programeve për arsim inicial profesional dhe trajnim.