Seksion multimedial në shkollën “Toli Zordumis” nga Kumanova

429

Nga mesi i muajit maj, në shkollën fillore “Toli Zordumis” në Kumanovë u mbajt edhe një punëtori në kuadër të seksionit multimedial shkollor i cili mbështetet nga projekti për Përforcimin e Bashkëpunimit multietnik në komuna.

Me mbështetjen e projektit që synon nxitjen e vlerave multikulturore dhe përfshirjen aktive të nxënësve me përkatësi të ndryshme etnike në aktivitete të ndryshme, 16 nxënëst të gjuhës mësimore maqedonase dhe shqipe bashkëpunojnë dhe shoqërohen në kuadër të këtij seksioni për një kohë të gjatë. Nën mentorimin e mësuesve të tyre, ata mësojnë si të bëjnë përmbajtje multimediale dhe t’i promovojnë ato.

Në periudhën e kaluar, të rinjtë kanë zhvilluar një koncept për një skenar të filmit të shkurtër që do ta pasqyrojë shkollën dhe aktivitetet që kryhen çdo ditë në të.Në takimin e fundit që u mbajt më 18 maj, nxënësit e përfunduan skenarin e planifikuar dhe e prezantuan në hamerë dekorativë.

Shpresat e reja shpejt përfundojnë me produktin përfundimtar dhe me padurim presin punën e tyre ta ndajnë me shokët e klasës, mësuesit dhe prindërit. Përmes organizimit të përbashkët të promovimit të filmit që është planifikuar për fillimin e qershorit, bashkëpunimi i shkëlqyer i të rinjve do të konfirmohet edhe një herë.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për përforcimin e bashkëpunimit multietnik në komuna. I financuar nga Fondacioni për Fëmijë Pestaloci (FFP).