Recetë për klasën demokratike – ndarje të praktikave të mira në mësimin nga Arsimi qytetar

19
Diskutimi onlajn “Recetë për klasë demokratike: Praktika të mira në mësimin nga Arsimi qytetar” u mbajt më 29 tetor, të vitit 2020, në kuadër të Projektit të USAID-it për integrimin ndëretnik e të rinjve në arsim, në bashkëpunim me Byronë për Zhvillimin e Arsimit dhe Forumin Rinor Arsimor. Më shumë se 70 mësimdhënës të cilët ligjërojnë Arsim qytetar, nxënës të klasës së tetë dhe të nëntë, si dhe këshilltarë nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit diskutuan për praktikat mësimore që kontribuojnë drejt ndërtimit të klimës demokratike në klasë.

Në fillim, këshilltari nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit, Oliver Stanojoski, e prezantoi Кonceptin për arsim qytetar në arsimin fillor dhe udhëzimet për implementim  që ishte miratuar zyrtarisht nga ministri i Arsimit dhe Shkencës në maj, të vitit 2020. Ai ka për qëllim të ndihmojë në të kuptuarit e kompleksitetit të vendosjes së arsimit qytetar në sistemin arsimor dhe pranimin se vendosja dhe mirëmbajtja e kulturës demokratike është obligim i gjithë shkollës.

Gjatë ngjarjes janë prezantuar edhe gjetjet nga hulumtimi për përvojat me programet e reja mësimore nga Arsimi qytetar. Sipas hulumtimit, nxënësit e klasës së tetë dhe të nëntë e vlerësojnë si pozitive përvojën e tyre me arsimin qytetar. Ata konsiderojnë se lirisht mund të shprehin mendimin e tyre. Madje edhe kur ai  është ndryshe nga të tjerat.

Përmes ndarjes së shembujve dhe përvojave personale, nxënësit që ishin të pranishëm në ngjarjen diskutuan për mënyrën në të cilën zbatohen orët nga Arsimi qytetar. Ata flitnin për iniciativa interesante shkollore në të cilat kanë marrë pjesë dhe si kanë ndikuar ato në zhvillimin e kompetencave të tyre demokratike dhe qytetare.

Arsimi qytetar më ka ndihmuar të punoj në veten, të kem vetëbesim më të madh dhe të mos kem frikë ose turp që t’i shpreh  mendimet e mia të sinqerta. Kemi marrë pjesë në debate, aksione humanitare, aksione ekologjike dhe aksione për zbukurimin e oborrit të shkollës. Përmes këtij lloji të mësimit, ne ndjehemi se jemi të rëndësishëm dhe se mendimi ynë është dëgjuar , shprehen nxënësit.

Mësimdhënësit e Arsimit qytetar në arsimin fillor u përqendruan në përbërësit kryesorë për recetën e klasës demokratike. Me të pranishmit i ndanë këshillat dhe praktikat e tyre të mira gjatë realizimit të mësimit para gjendjes së krizës me Kovid-19 dhe më pas përmes nxënies në distancë. Ata theksuan se nxënësit duan të marrin pjesë në iniciativa të ndryshme të nxënësve dhe me situatën e sapokrijuar kanë shumë mundësi për t’u shprehur në mënyrë kreative duke e përdorur teknologjinë.

Çfarë energjie jepni me të njëjtën energji ju kthehet. Dhe prandaj gjithmonë mundohemi t’u ndihmojmë nxënësve dhe t’i dëgjojmë mendimet e tyre. Në një klasë nëse kemi liri dhe nëse kemi drejtësi, kjo do të thotë se kemi elemente të demokracisë. Është me rëndësi që t’u jepen mundësi të barabarta të gjithë nxënësve dhe gjithsesi të punohet me dashuri ndaj profesionit dhe ndaj fëmijëve, sqarojnë mësimdhënësit.

Ky diskutim u mundësoi pjesëmarrësve që të njoftohen në mënyrë më të hollësishme me mënyrën e formimit dhe zhvillimit të praktikave demokratike në mësimin, që më tutje kontribuojnë edhe drejt zbatimit të suksesshëm të iniciativave të nxënësve.

Për më shumë detaje, shikoni videon nga ngjarja me pikat kyçe që u diskutuan.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.