QMEQ në Samitin botëror për inovacione në arsim

304

Përfaqësuesit e Qendrës së Maqedonisë për Edukim Qytetar morën pjesë në Samitin botëror të sivjetmë për inovacione në arsim (WISE Summit 2017) i cili u mbajt në Katar, Doha në periudhën prej më 14-16 nëntor, 2017.

Samiti WISE është konferencë ndërkombëtare kushtuar zhvillimit të arsimit dhe është organizuar nga Fondacioni i Katarit për arsim, shkencë dhe zhvillimin e bashkësive. Sivjet Samiti u mbajt nën moton “Co-Exist, Co-Create: Learning to Live and Work Together”.

Në Samit i cili është edhe platformë e shquar për diskutimin e sfidave bashkëkohore nga sfera e arsimit, morën pjesë mbi 2000 ekspertë prej mbi 100 shtete. Gjatë Samitit, përfaqësues të QMEQ patën mundësi të shkëlqyer për të mësuar prej folësve të shquar, por edhe për numër të madh takimesh dhe këmbimin e njohurive përmes panel diskutimeve interaktive dhe punëtorive praktike.

Që të mësoni më shumë, vizitoni ueb faqen zyrtare të 2017 WISE Summit.