QASHK “Boro Petrushevski” u bë me parkingje për biçikleta dhe oborr të parregulluar

359
Kur bashkohen nxënësit e shkollave të mesme në aksion për të rinjsh ndodhin ndryshime interesante. Të rinjtë e katër shkollave të Shkupit SHMQSH “Vëllezërit Milladinov”, QSHAK “Boro Petrushevski”, SHMEJQSH “Arseni Jovkov” dhe SHMNQSH “Zdravko Cvetkovski” e organizuan aksionin e katërt, kësaj here në oborrin e shkollës “Boro Petrushevski”.

Pas problemit të identifikuar me mungesën e vendit për t’i lënë biçikletat, nxënësit e shkollave të mesme vendosën parkingje të reja për biçikleta dhe i ngjyrosën.

“Sot njoftuam shumë miq të rinj dhe tashmë jemi në kontakt. Do t’i porosisja edhe nxënësit e tjerë të bashkëpunojnë në këtë mënyrë pasi është shumë interesante dhe nxënësit afrohen më shumë”, thotë Angella, nxënëse në QASHK “Boro Petrushevski”.

Nxënësit e shkollave të mesme e zbukuruan edhe oborrin e shkollës me ngjyrosjen e mureve dhe rrethojave. Të vetëdijshëm për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit jetësor, e pastruan hapësirën dhe organizuan aksion ekologjik për mbjelljen e fidanëve.

“Ky është aksioni i fundit për të rinj që e kemi pasur në katër shkollat. Me të vërtetë jemi shoqëruar shumë“, shton Besari, nxënës në shkollën e njëjtë.

Me këtë aksion për të rinj përfundon cikli prej katër aksionesh përmes së cilave të rinjtë e këtyre shkollave mësuan më shumë për “njëri-tjetrin” dhe prej “njëri-tjetrit” dhe e promovuan aktivizmin e të rinjve. Gjithashtu, ata kanë bashkëpunuar me autoritetet lokale për t’i realizuar zgjidhjet e tyre ideore të sfidave në rrethin e tyre.

Ky aksion vullnetarësh u mbështet nga Qyteti i Shkupit dhe Projekti i USAID-it për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, në bashkëpunim me Forumin Rinor të Arsimit.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.