Promovimi i hulumtimit për inkluzionin e fëmijëve të cilët janë jashtë shkollave në sistemin arsimor

380

Mbi 70 përfaqësues të institucioneve arsimore, komunave, organizatave ndërkombëtare dhe civile morën pjesë në Promovimin publik të Raportit të hulumtimit për inkluzionin e fëmijëve të cilët janë jashtë shkollave në sistemin arsimor, që u mbajt më 11 janar 2018, në Hotel Kontinental në Shkup.

Të stimuluar prej njohurive se edhe krahas angazhimeve të institucioneve për të siguruar qasje të barabartë për arsimim për të gjithë fëmijët, problemi me mosregjistrimin dhe braktisjen e arsimit fillor para kohe, nuk është tejkaluar akoma, Qendra e Maqedonisë për Edukim Qytetar dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës me mbështetjen e Fondacionit për Fëmijë Pestaloci e zbatuan hulumtim gjithëpërfshirës lidhur me çështjen e fëmijëve të cilët janë jashtë shkollave në Republikën e Maqedonisë.

Qëllimi i hulumtimit ishte të përcaktohet numri dhe identiteti i fëmijëve të moshës shkollore të cilët nuk shkojnë në shkollë fillore dhe të zbulohen arsyet kryesore për këtë, por edhe të propozohen masa dhe zgjidhje konkrete për zvogëlimin e numrit të fëmijëve të paregjistruar të cilët e kanë braktisur shkollën fillore.

Në hulumtim u përfshinë 49 shkolla fillore prej 12 komunave, para së gjithash përmes grumbullimit të të dhënave në terren, intervistave dhe grupeve të fokusit, por edhe përmes analizës së akteve normative relevante – akteve ligjore dhe nënligjore nga fusha e arsimit të cilat përmbajnë dispozita për regjistrimin dhe mbajtjen e fëmijëve në arsimin fillor.

I gjithë hulumtimi është në dispozicion këtu.


Ky aktivitet është pjesë e projektit për Përfshirja e fëmijëve të cilët janë jashtë shkollave në sistemin arsimor, i financuar nga Fondacioni për fëmijë Pestaloci.