Politikat arsimore përkatëse – një hap përpara drejt integrimit ndëretnik në shkolla

317

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe Qendra e Maqedonisë për Edukim Qytetar vazhdojnë me bashkëpunimin e përbashkët drejtuar zhvillimit të integrimit ndëretnik në shkollat në Maqedoni.

Në periudhën prej më 5 deri më 7 dhjetor 2017, në Hotel Izgrev në Strugë, u mbajt Trajnimi për krijimin e politikave arsimore të anëtarëve të Grupit punues, në të cilin nën udhëheqjen e ekspertit për arsim prof. dr. Sllavko Gaber, ata i përforcuan kapacitetet e tyre për krijimin e politikave arsimore.

Nën udhëheqjen e ekspertit slloven, prof. dr. Sllavko Gaber, të pranishmit fituan aftësi të reja për krijimin e politikave arsimore. Anëtarët e trajnuar të Grupit punues do t’i zbatojnë aftësitë e fituara edhe gjatë ndërmarrjes së hapave konkret për përmirësimin e kohezionit ndëretnik në shkollat në Maqedoni.

Me qëllim që të sigurohet qasje gjithëpërfshirëse e cila do të kontribuojë edhe për vazhdimësinë e integrimit ndëretnik, Grupi punues është përbërë prej përfaqësuesve të institucioneve arsimore kryesore – Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Byrosë për Zhvillimin e Arsimit dhe Qendrës për Trajnim Profesional dhe Arsim.

Në periudhën e ardhshme, me mbështetjen e Projektit të USAID-it për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim dhe OSBE-së, do të organizohen një sërë takimesh me Grupin punues që të vazhdojë me punë drejt ndryshimeve pozitive dhe rezultateve të mira.

Ky aktivitet është pjesë e projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i financuar nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).