Përmes orëve të përbashkëta drejt integrimit më të mirë ndëretnik të të rinjve në Qytetin e Shkupit

52
Më 10 dhjetor, 2019 në Shkup u mbajt ngjarje promovuese për orë të përbashkëta me nxënës të cilët mësojnë në gjuhë të ndryshme mësimore në Qytetin e Shkupit, në organizim të Qytetit të Shkupit dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, me mbështetjen e Projektit të USAID-it për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në arsim dhe Misionin e OSBE-së në Shkup.

Gjatë ngjarjes, nxënësit dhe mësimdhënësit i ndanë përvojat personale prej ndikimit pozitiv të orëve të përbashkëta tek të rinjtë, ndërsa u prezantuan edhe rezultatet e hulumtimeve të bëra për këtë nismë të Qytetit të Shkupit. Rreth 90% e nxënësve të bashkësive të ndryshme etnike janë shoqëruar, kanë komunikuar dhe kanë fituar miqësi të reja gjatë orëve, ndërsa 80% do të dëshironin të kenë orë të përbashkëta të nxënësve edhe gjatët vitit të ardhshëm shkollor.

Në mesin e të pranishmëve në ngjarje ishin kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, përfaqësuesi i Zyrës së USAID-it në Maqedoninë e Veriut, Erik Janovski, shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, Klemens Koja, si edhe përfaqësues të institucioneve arsimore, nxënës dhe mësimdhënës.

Ideja e orëve të përbashkëta është t’i inkurajojë të rinjtë t’i respektojnë diversitetet edhe atë jo vetëm në kuadër të sistemit arsimor, por edhe në të gjitha sferat e jetës, pasi kjo është rruga e drejtë“, deklaroi kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi shtoi, “Ndërtimi i një shoqërie për të gjithë dhe kultivimi i marrëdhënieve në harmoni të cilat bazohen në respektimin e diversitetit janë gjegjësisht midis parimeve kryesore edhe në Ligjin e ri për arsim fillor dhe Strategjinë kombëtare për zhvillimin e konceptit për një shoqëri dhe interkulturalizmin në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kemi mësuar se të keni një sistem arsimor në të cilin nxënësit janë ujëra të ndarë deri në ndarje të cilat shkaktojnë tensione sociale në shoqëri. Prandaj është e rëndësishme të gjenden mundësi që nxënësit e bashkësive të ndryshme etnike të jenë së bashku dhe të zhvillojnë përvojë të përbashkët, të mësojnë të besojnë në njëri-tjetrin, të punojnë së bashku në shkollë dhe ta përcjellin besimin dhe ndjenjën e kolegjialitetit dhe bashkëpunimit edhe në bashkësitë e tyre”, deklaroi përfaqësuesi i Zyrës së USAID-it në Maqedoninë e Veriut, Erik Janovski.

Shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, Klemens Koja vlerëson se është arritur progres i konsiderueshëm në këtë fushë.

Para disa vitesh madje edhe aktivitetet e përbashkëta jashtëshkollore ishin utopi. Por, falë përkushtimit të institucioneve, të bashkësisë lokale dhe shkollave, nxënësit tani mund të mësojnë në më shumë gjuhë gjatë mësimit të rregullt. Këto janë fillimet e përfshirjes së integrimit ndëretnik në arsim si pjesë kryesore për ndërtimin e shoqërisë inkluzive“, thotë ai.

Në vitin shkollor 2018/2019, orët e përbashkëta në mësimin e rregullt janë realizuar në katër shkolla të mesme profesionale në Qytetin e Shkupit: SHMEJQSH: “Arseni Jovkov”, QSHAK “Boro Petrushevski”, SHMQSH “Vëllezërit Milladinov” dhe SHMNQSH “Zdravko Cvetkovski”. Këtë vit shkollor u përfshinë dy shkolla plotësuese: SHMQSH “Josip Broz Tito” dhe SHMQSH “Dimitar Vllahov”.

Me orët e përbashkëta u përmirësua bashkëpunimi ndëretnik dhe integrimi midis nxënësve të bashkësive të ndryshme etnike dhe u përforcuan vlerat e tyre qytetare dhe demokratike. Në gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor 2018/2019 u realizuan mbi 700 orë të përbashkëta në të cilat morën pjesë mbi 450 nxënës.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim i financuar nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.