Përmes kreativitetit dhe argëtimit drejt miqësisë së ndërsjellë

735

Nga mesi i prillit 2018, u mbajt një aktivitet interesant në kuadër të seksionit artistik në shkollën fillore “Braka Ribar” në Tabanoc, Kumanovë.

Tridhjetë të rinj kreativë të gjuhëve të ndryshme mësimore së bashku vizatuan vizatime kushtuar pranverës. Duke përdorur teknika të ndryshme artistike, ngjyra dhe materiale, ata kanë mësuar dhe janë argëtuar, por çfarë është më e rëndësishme i kultivuan miqësinë dhe bashkëpunimin e ndërsjellë.

Pas vizatimit disaorësh, filloristët e vlefshëm e shënuan punën e përfunduar me sukses në oborrin e shkollës, ku nën udhëheqjen e mësimdhënësve të tyre u rekreuan me disa lojëra sportive.

Krijimet artistike të nxënësve do ta zbukurojnë panonë e shkollës dhe do të jenë pjesë e ekspozitës ekzistuese me rastin e shënimit të patronatit të shkollës.

Ky aktivitet është pjesë e seksionit të artit figurativ në kuadër të projektit për Përforcimin e bashkëpunimit multietnik në komuna, i financuar nga Fondacioni për Fëmijë Pestaloci (FFP). Qëllimi kryesor i projektit është ta rrisë integrimin ndëretnik në shoqëri duke e promovuar multikulturalizmin dhe duke i kyçur në mënyrë aktive nxënësit e përkatësisë së ndryshme etnike në aktivitete të ndryshme.