Orë me mbështetje tutore për përfshirjen e fëmijëve mbi moshën shkollore në sistemin arsimor

167
Që të përmirësohen rezultatet akademike dhe procesi i plotë i inkluzionit të fëmijëve të cilët janë me moshë më të rritur se mosha shkollore, projekti “Përfshirja e nxënësve në sistemin arsimor që janë jashtë shkollave” siguron orë me mbështetje tutore. Orët me mbështetje tutore janë orë shtesë për mbështetje në mësim të nxënësve që mbështeten nga projekti, ndërsa të cilët i takojnë grupeve të cenueshme. Kjo prapavijë që veçohet për nga rrezikimi social drejtpërdrejt reflekton në arritjet akademike të fëmijëve, që rezulton me rezultate akademike të dobëta. Mu për këtë, orët i zbatojnë tutorë me përvojë, të cilët, në komunikim me mësimdhënësit e fëmijëve, u ndihmojnë nxënësve t’i tejkalojnë sfidat me të cilat përballen gjatë mësimit të rregullt, me qëllim që t’i përmirësojnë arritjet e tyre akademike të përgjithshme.

Si edhe shumë punë të tjera në këtë periudhë, zbatimi i orëve për mbështetje tutore u përball me sfidën që doli nga mbyllja e shkollave në mars të vitit 2020 për shkak të pandemisë me KOVID-19. Që atëherë e këtej, mbështetja tutore që sigurohet nga projekti vazhdoi në formë onlajn.

Gjatë majit dhe qershorit, qëllimi i këtyre orëve ishte t’u ndihmohet nxënësve në ndjekjen e orëve onlajn në kuadër të mësimit të rregullt, t’u ndihmohet në shkrimin dhe dorëzimin e detyrave të shtëpisë deri tek mësimdhënësit, si edhe të mundësohet komunikim më i mirë midis mësimdhënësve, nxënësve dhe familjeve të nxënësve, veçanërisht në kushte në të cilat nxënësit të cilët mbështeten nga projekti nuk kanë pasur qasje të rregullt në pajsijet e mençura (vegla për mësim në largësi).

Pas përfundimit të vitit shkollor më 10 qershor 2020, orët vazhduan edhe gjatë muajit qershor, kështu që nxënësit kanë mundur ta kompensojnë materialin e humbur nga muaji i kaluar. Në këtë kohë, kontakti me nxënësit për qëllim të zbatimit të orëve për mbështetje tutore ishte sfidë mjaft e madhe, pasi shumica prej tyre nuk kishin pajisje të mençura dhe vareshin prej telefonave të prindërve të tyre, të cilët nuk ishin gjithnjë në shtëpi për shkak të obligimeve të tyre të punës. Në kushte të tilla, kur nxënësit akoma nuk kishin pajisje të mençura, ndërsa shkolla nuk mundej të siguronte hapësirë të përshtatshme, nëse kushtet e motit e lejonin atë, tutorët organizonin orë në oborret e tyre.

„Me të vërtetë jemi falënderues për këtë mundësi dhe gjithmonë ia themi këtë mësuesit në fund të orëve. Mbështetja tutore me të vërtetë më ndihmoi të kem nota më të mira në shkollë“, sqaron një nxënës nga Kumanova.

„Kjo është gjë e shkëlqyer. Ne nuk kemi internet dhe djali im ka vështirësi me detyrat e shkollës. U përpoqa t’i ndihmoj aq sa mundem, por madje edhe unë nuk kuptoj gjithçka. Falë Resmies (tutores) madje edhe unë kam ku të drejtohem për ndihmë, ndërsa ajo gjithmonë na ndihmon. Ajo tenton të na e sqarojë problemin që të mund të kuptojmë dhe të mësojmë, në vend se të na i japë përgjigjet“, shton një prind nga Kumanova.

Me fillimin e vitit të ri shkollor në tetor, projekti vazhdoi të siguroj orë për mbështetje tutore dhe të mbështesë më shumë nxënës të më shumë komunave. Shtesë, projekti i furnizoi 114 pajisje të mençura, gjegjësisht tableta për të gjithë nxënësit të cilët mbështeten nga projekti, me çka përfundimisht u mundësoi qasje më të lehtë në mësimin e rregullt dhe në orët për mbështetje tutore.

Nxënësit ishin të interesuar për orët. Ata me të vërtetë ishin të emocionuar pasi kishin tablet të ri (donacion nga projekti) dhe mendoj se kjo shumë i motivoi të marrin pjesë në orë dhe të mësojnë”, thotë një tutor nga Shuto Orizarja.

Meqë situata me KOVID-19 eskaloi dhe mbetet e paparashikueshme, shkollat vendosën dhe zhvilluan protokolle të rrepta për mbrojtje. Si përgjigje ndaj kësaj me qëllim që të ndiqen protokollet ndërsa megjithatë të sigurohet implementim i suksesshëm i mbështetjes tutore, nxënësit e disa shkollave të projektit ndjekin orë onlajn për mbështetje tutore, ndërsa të tjerët ndjekin orë për mbështetje tutore me prani fizike, varësisht nga situata në terren si edhe prej resurseve në dispozicion (hapësirë, pajisje mbrojtëse siç janë maska, mjete dezinfektimi për duar, etj.).

„Orët e organizuara në këtë mënyrë (onlajn) janë shumë më interesante dhe më të lehta. Mësimdhënësi ka prezentim interesant për çdo orë“, thotë një nxënës nga Shuto Orizarja.

Gjatë kësaj periudhe, qëllimi i tutorëve është të sigurojnë mbështetje sa më të madhe lidhur me përvojën e nxënësve duke mësuar në distancë me qëllim që të sigurohet se nxënësit të cilët janë mbështetur gjatë projektit nuk do të ngecin me programet e tyre të rregullta mësimore.

Në vitin e ri shkollor 2020/2021, gjatë tetorit dhe nëntorit, janë organizuar mbi 299 orë për mbështetjen tutore të 106 nxënësve, në 19 grupe, të realizuara prej 12 tutorëve.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për inkluzionin e fëmijëve të cilët janë jashtë shkollave në sistemin arsimor, i mbështetur nga Fondacioni për fëmijë Pestaloci(FFP), në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.