Nxitje të klimës demokratike në shkollë përmes online punëtorive

35
Gjatë muajit qershor të vitit 2020, u realizuan online punëtori për nxitjen e klimës demokratike në shkolla, në kuadër të Projektit të USAID për Integrim Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, në bashkëpunim me Byronë për Zhvillim të Arsimit dhe Forumin Rinor Arsimor. Në punëtoritë kanë marr pjesë mbi 300 mësimdhënës të lëndës së Arsimit Qytetar, bashkëpunëtor profesional dhe drejtor nga 120 shkolla fillore të kyçura në projekt të cilat gjatë vitit shkollor 2020/2021 do të realizojnë iniciativa të nxënësve dhe për herë të parë do të organizojnë Ditën e hapur të arsimit qytetar.

Pjesëmarrësit në punëtori diskutuan për konceptin e ri për arsim qytetar si bazament për zhvillim të klimës demokratike dhe rolin e udhëheqësisë së shkollës dhe shërbimit profesional në nxitjen e klimës demokratike dhe bashkëpunimin me bashkësinë lokale. Vëmendje të veçant iu kushtua rëndësisë së zbatimit të iniciativave të nxënësve, nga ku pjesëmarrësit u njohtuan me fazat në të cilat duhet të kalon një iniciativë e nxënësve, që e njejta me sukses të kontribuoj në zhvillimin e kompetencave qytetare tek nxënësit. U shpalosën edhe ide për përdorim të mjeteve të ndryshme dixhitale si mjete plotësuese ose alternativë e metodave tradicionale për zbatim të iniciativave të nxënësve.

“Edhe pse punëtoria ishte online, organizuam diskutim efektiv me pyetje të përgatitura dhe teknika të përshtatshme për interaktivitet, matja e njohurive dhe përmirësimi tyre (brainstorming, stop teknika, pyetje dhe përgjigje etj.). Pjesëmarrësit në mënyrë aktive dëgjuan dhe ishin të kyçur në diskutim”, deklaroi Lidija Kondinska, këshilltare në Byronë për Zhvillim të Arsimit.

Gjatë punëtorisë, pjesëmarrësit fituan aftësi, njohuri dhe materiale për zbatim të suksesshëm iniciativave të nxënësve dhe ndërtimin e politikave shkollore të cilat synojnë në formimin dhe zhvillimin e një shkolle më demokratike. Pjesa më e madhe e pjesëmarrësve konsiderojnë që ky lloj i trajnimeve janë vërtetë të rëndësishme për të marr njohuri të reja dhe vendosjen e qëllimeve bashkëkohore të cilat të drejtojnë kah përmirësimi i klimës demokratike në shkollat në të cilat punojnë.

Pasi që detajisht u njohtuan me aspektet e klimës demokratike në shkollë, pjesëmarrësit e punëtorive gjatë vitit shkollor 2020/2021 do të punojnë në zbatimin e iniciativave të nxënësve dhe organizim të Ditës së hapur të Arsimit Qytetar përmes përdorimit të mjeteve dixhitale.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.