Nxënësit nga Vinica restauruan banka dhe e zbukuruan hapësirën publike

20
Në atmosferë të këndshme dhe produktive, nxënësit nga Vinica organizuan aksion rinor, të mbështetur nga Komuna e Vinicës dhe Projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik e të rinjve në arsim, të implementuar nga Qendra Maqedonase për Edukim Qytetar (QMEQ) në bashkëpunim me Forumin Arsimor Rinor.

Me respektimin e protokolleve për mbrojtje, nxënësit nga shkollat fillore “Goce Dellçev”, “Koço Racin”, “Sllavço Stojmenski” dhe “Nikolla Parapunov” dhe shkolla e mesme “Vanço Përke” së bashku me mësimdhënësit-mentorë restauruan, riparuan dhe ngjyrosën banka në punëtorinë teknike në shkollën e mesme “Vanço Përke”. Në mënyrë që të zbukurohet oborri i shkollës së vetme të mesme në komunë dhe që të rinjtë të kenë hapësirë të këndshme për shoqërim dhe bashkëveprim të ndërsjellë, një pjesë e bankave të restauruara u vendosën në oborrin, ndërsa të tjerat do të dërgohen në mjediset rurale në afërsi të Vinicës.

Në murin e oborrit është vizatuar edhe mural për shfaqjen e rëndësisë nga respektimi dhe bashkëpunimi i ndërsjellë. Në këtë mënyrë, nxënësit kontribuan për mbrojtjen e mjedisit jetësor, zbukurimin e mjedisit, por i avancuan shkathtësitë e tyre praktike.

„Kaluam shumë mirë. Është shumë argëtuese. Së bashku i ngjyrosëm bankat dhe muret dhe e rregulluam oborrin e gjimnazit. Bashkëpunuam së bashku në mënyrë që të kontribuojmë në këtë”, shprehen nxënësit.

Gjatë aksionit, u është bashkëngjitur përfaqësuesi nga Zyra e USAID-it në Maqedoninë e Veriut, Erik Janovski i cili bisedoi me ta për atë që e kanë mësuar nga gjithë procesi i planifikimit dhe zbatimit të aksionit rinor.

Ai theksoi, “Është e shkëlqyeshme të shihet se si në këtë aksion është përfshirë e gjithë bashkësia. Nxënës nga shumë shkolla u tubuan së bashku në mënyrë që të kontribuojnë në përmirësimin e bashkësisë përmes restaurimit dhe ngjyrosjes së bankave dhe vizatimit të muraleve. Ky është një partneritet i shkëlqyeshëm me të rinjtë, i kryesuar nga të rinjtë dhe më vjen mirë që shikoj se të rinjtë janë aktivë dhe zëri i tyre dëgjohet në nivel lokal”.

Ai u takua me kryetarin e Komunës së Vinicës, Mile Petkov dhe me drejtorin e shkollës së mesme, Tihomir Tasev me të cilët diskutoi për atë se si do të vazhdojë komuna t’i mbështesë të rinjtë dhe iniciativat e tyre, si dhe për planet për bashkëpunim me shkollat për avancimin e integrimit ndëretnik.

Aksioni rezultoi nga prioritetet e të rinjve të cilët i identifikuan në periudhën e kaluar gjatë punimeve onlajn. Ata bashkëpunonin edhe me autoritetet lokale para të cilave i prezantuan zgjidhjet e tyre ideore dhe e siguruan mbështetjen e nevojshme për realizimin e ideve të tyre, duke theksuar rëndësinë e aktivizmit rinor.

Vijojnë ende aksione rinore gjatë të cilave nxënësit do të vazhdojnë të përmirësojnë gjendjen në bashkësitë e tyre.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.