Nxënësit nga Qendra për fuzion të ideve i zhvilluan shkathtësitë e tyre për komunikim dhe fjalim publik

46
Nxënësit të cilët janë pjesë e Qendrës virtuale për fuzion të ideve morën pjesë në trajnimin onlajn për shkathtësi komunikuese dhe fjalim publik, që ishte organizuar në kuadër të Projektit të USAID-it për Integrimin Ndëretnik e të Rinjve në Arsim. Qëllimi ishte që nxënësit të pasurojnë diturinë e tyre dhe të mësojnë se si t’i prezantojnë me sukses idetë e tyre për ndryshime pozitive në bashkësinë.

Komunikimi i drejtë mundëson formimin e lidhjeve, ndikimin ndaj vendimeve, por edhe transmetimin e porosive. Shkathtësitë komunikuese dhe fjalimi publik janë aftësi që janë me rëndësi substanciale për nxënës ambiciozë të cilët kanë për qëllim realizimin e ndryshimeve pozitive në mjedisin e tyre.

Gjatë trajnimit ata i forcuan aftësitë e tyre në mënyrë që të mund t’i transmetojnë qartë qëndrimet e tyre, e përmes tyre të motivojnë dhe të informojnë. Temat që janë përpunuar përfshijnë komunikim verbal dhe joverbal, gjuhë të trupit dhe teknika për fjalim cilësor publik. Përmes trajnimeve, fituan edhe mundësinë për ta parë atë që e mësuan në praktikë.

Shkathtësitë e përmirësuara te pjesëmarrësit në trajnimin, që njëherësh janë edhe pjesë e parlamenteve të nxënësve në shkollat e tyre, pritet të kontribuojnë në realizimin e interesave të nxënësve dhe organizim më cilësor të nxënësve.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.