Nxënësit nga programi Access i zhvillojnë shkathtësitë jetësor

177
Përmes aktiviteteve bashkëvepruese, pruduktive dhe argëtuese jashtëshkollore, më shumë se 200 nxënës të cilët janë pjesë e Programit Access – Mikro ndarje e bursave për rritjen e qasjes deri te gjuha angleze, e mbështetur nga Ambasada e SHBA-së në Shkup, mësojnë gjëra të reja dhe i zhvillojnë shkathtësitë e tyre personale dhe jetësore. Një pjesë e këtyre aktiviteteve janë edhe bisedimet onlajn që ndodhin çdo të enjte me të ftuar të ndryshëm interesant që e prezantojnë historinë e tyre jetësore dhe porosinë drejtuar nxënësve.

Gjatë njërit prej këtyre takimeve onlajn, nxënësit patën mundësinë të diskutojnë për planet e tyre për të ardhmen, si dhe idetë dhe sfidat me të cilat përballen si njerëz të rinj. Ata i prezantuan ëndrrat e tyre për të ardhmen pasi të përfundojnë arsimin e mesëm. Nga një mjeke ligjore e suksesshme, luftëtare për ruajtjen e vlerave njerëzore dhe mbrojtje të planetit Tokë deri në vullnetarë nëpër botë dhe shkrimtare e romaneve, idetë e tyre ishin të ndryshme dhe kreative.

Më e rëndësishme është të besojmë në veten dhe në ëndrrën tonë meqë kështu asgjë nuk mund të na ndalë. Dua t’i inkurajon të gjithë që të gjejnë ëndrrën dhe ta shikojnë përderisa nuk e realizojnë”, shprehet nxënësja Ermira.

Më tutje, nxënësit diskutuan edhe për vështirësit për shkak të gjendjes së krizës me Kovid-19 dhe pamundësinë për t’u shoqëruar dhe për të dalë shpesh jashtë. Por, u përqendruan edhe në anët pozitive të nxënies në distancë si për shembull, të kesh më shumë kohë dhe mundësi për të ndjekur orët e mësimit pa përdorur mjete transportuese.  Në mesin e temave të tjera të takimit ishin interesat e tyre, rëndësia e ushtrimit dhe marrjes me sport, si dhe aktivitetet e tyre të preferuara në kohën e lirë dhe dështimet që janë pjesë përbërëse e jetës.

„Njerëzit mësojnë përmes rënieve të tyre. Prandaj mos hiqni dorë dhe vazhdoni të ëndërroni dhe të realizoni ëndrrat tuaja”, porositi nxënësit Borka Taneska nga Ambasada e SHBA-së në Shkup.

Duke u shoqëruar dhe duke shkëmbyer mendime, ata e forcuan të folurit  e tyre të argumentuar në gjuhën angleze dhe shkathtësive të tyre për të prezantuar, folur në opinion dhe për të debatuar. Në këtë mënyrë ata kanë mundësi për t’i përmirësuar edhe të arriturat e tyre akademike.

Ky aktivitet është pjesë e Programit Access për mikrobursim për rritjen e qasjes në gjuhën angleze, i mbështetur nga Ambasadës së SHBA-së në Maqedoninë e Veriut.