Nxënësit e shkollave të mesme të Velesit morën pjesë në një kamp veror

444
Më shumë se 20 nxënës të shkollës së mesme “Koço Racin” nga Velesi morën pjesë në një kamp veror edukativ që u mbajt në Ohër në fillim të korrikut, 2018. Qëllimi i kampit ishte avancimi i njohurive të gjuhës angleze për nxënësit e shkollave të mesme nd;rsa u mbështet nga Ambasada e SHBA-së në Maqedoni.

Gjatë kampit, të rinjtë morën pjesë në një seri punëtorish interaktive dhe praktike përmes së cilave ata në mënyrë argëtuese e mësonin gjuhën angleze. Punëtoritë e organizuara inkurajuan kreativitetin dhe inventivitetin e të rinjve. Përmes një bashkëpunimi të përbashkët në të gjithë kampin, nxënësit me sukses krijuan një maketë 3D të një qyteti të bërë nga kartoni. Në të njëjtën kohë, nëpërmjet punëtorive për debat, stereotipa dhe paragjykime, nxënësit i forcuan aftësitë e tyre në të menduarin kritik, shprehjen me argumente dhe të folurit publik.

Ky kamp është me të vërtetë një përvojë e shkëlqyer. U afruam me njëri-tjetrin dhe u bëmë miq më të mirë. Më së shumti jam e lumtur që provuam shumë aktivitete të reja dhe interesante”, deklaroi një pjesëmarrëse në kamp.

Së bashku me vullnetarë nga Korpusi i Paqes, të rinjtë e shënuan 4 Korrikun – Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shënimi ishte në shenjën e kaltër, të bardhë dhe të kuqe, duke simbolizuar flamurin amerikan.

Qëllimi i Programit për bursa mikro për rritjen e aksesit për gjuhën angleze është nxënësit të fitojnë njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze, që mundëson vende më të mira pune, mundësi arsimore dhe mundësi për të marrë pjesë dhe të konkurrojnë për shkëmbime të ardhshme dhe për të mësuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përveç kësaj, nxënësit i pasurojnë njohuritë e tyre për kulturën, historinë dhe vlerat demokratike të Amerikës.

Ky program është me të vërtetë i veçantë, në një mënyrë të shkëlqyer… dhe është diçka që nuk mund të shihet çdo ditë. E gjithë përvoja është e pazëvendësueshme”, shtoi një nxënës i shkollës së mesme i cili është pjesëmarrës në programin AKses.

Ky aktivitet është pjesë e Programit për mikro bursim për rritjen e qasjes në gjuhën angleze, i financuar nga Ambasada e SHBA-së në Maqedoni.