Nxënësit e rregulluan kopshin me erëza në SHMQSH “Vëllezërit Milladinov”

230
Të rinjtë prej katër shkollave të Shkupit QSHAK “Boro Petrushevski” , SHMQSH “Arseni Jovkov”, SHMNQSH “Zdravko Cvetkovski” dhe SHMQSH “Vëllezërit Milaldinov” organizuan aksion për të rinj në oborrin  e shkollës së mesme “Vëllezërit Milladinov” nga Shkupi.

Në fillim të aksionit, nxënësit e shkollave të mesme e pastruan oborrin ndërsa më pas një pjesë e tyre mbollën fara sezonale dhe e rregulluan kopshtin e erëzave, ndërsa nxënësit e tjerë pëpunuan gjësende dekoruese. Të rinjtë u argëtuan, njëherësh duke marrë pjesë në më shumë aktivitete për zbukurimin e hapësirës.

Sot u tubuam këtu disa shkolla. U shoqëruam me nxënësit e tjerë dhe kaluam vërtetë shumë bukur. Ishte kënaqe të njoftohen miq të rinj dhe së bashku të punojmë për diçka të re”, thotë Ajria, nxënëse në SHMQSH “Vëllezërit Milladinov”

Ne kaluam për mrekulli dhe së bashku punojmë me qëllim që të njoftohemi më mirë. Unë personalisht, kam fituar përvojë të shkëlqyer dhe kam njoftuar shumë miq prej nacionaliteteve të tjera”, shtoi Trajçe, nxënës në shkollën e njëjtë.

Përmes aksioneve të tilla, stimulohet aktivizmi tek nxënësit e bashkësive të ndryshme etnike. Ata kanë mundësi të bashkëpunojnë me autoritetet lokale dhe të zbatohen nisma për përmirësimin e sfidave shoqërore të cilat i tangojnë.

Gjatë periudhës së kaluar, të rinjtë e katër shkollave së bashku e rregulluan marrëveshjen e SHMEJQSH “Arseni Jovkov” dhe bënë qendër për të rinj në SHMQSH “Zdravko Cvetkovski” ndërsa së shpejti do të vendosin parkingje për çiklistë dhe do ta rregullojnë oborin e SHMQSH “Boro Petrushevski”.

Aksionet e të rinjve janë të mbështetura nga Qyteti i Shkupit dhe Projekti i USAID-it për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, në bashkëpunim me Forumin Rinor të Arsimit.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim i mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.