Mirënjohje dhe shpërblime për mësimdhënësit të cilët realizojnë orë të përbashkëta me nxënës të cilët mësojnë në gjuhë të ndryshme mësimore

11
Dyzet e tetë mësimdhënës të gjashtë shkollave të mesme të Qytetit të Shkupit morën mirënjohje dhe shpërblime nga kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov. Vitin e kaluar shkollor, ata realizuan bashkërisht orë me nxënës të cilët mësojnë në gjuhë të ndryshme mësimore dhe morën pjesë në mënyrë aktive në avancimin e integrimit ndëretnik në arsimin.

Në shkollat e mesme të Shkupit “Arseni Jovkov”, “Zdravko Cvetkovski”, “Vëllezërit Milladinov”, “Boro Petrushevski”, “Dimitar Vllahov” dhe “Josip Broz – Tito”, gjatë vitit të kaluar shkollor, janë realizuar gjithsej 1.398 orë të përbashkëta, prej të cilave 1.143 janë realizuar me prani fizike, ndërsa 255 janë mbajtur në distancë për shkak të pandemisë me KOVID-19. Me orët e përbashkëta janë përfshirë 46 paralele në gjuhën mësimore maqedonase, shqipe dhe turke.

Këtë vit shkollor, bashkëngjitet edhe shkolla e shtatë e mesme. Orë të përbashkëta në distancë do të realizohen edhe në SHMQSH “Vllado Tasevski”, në të cilën nxënësit të cilët mësimin e ndjekin në gjuhë të ndryshme mësimore mësojnë në dy objekte të ndryshme shkollore dhe nuk kanë kurrfarë komunikimi të ndërsjellë. Mësimi në distancë u ofroi më shumë mundësi për bashkëveprim dhe njoftim të ndërsjellë.

Përmes këtyre orëve, që janë mbështetur nga projekti i USAID-it për Integrimin Ndëretnike të të Rinjve në Arsim dhe Misioni i OSBE-së në Shkup, nxënësit do të vazhdojnë t’i ndërtojnë vlerat e tyre qytetare dhe demokratike dhe të bashkëpunojnë mes vete, duke i tejkaluar dallimet.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.