Mësimdhënësit që mbajnë orë të përbashkëta i forcuan kapacitetet e tyre

116
Rreth 40 mësimdhënës nga shtatë shkolla të mesme të Shkupit në të cilat mbahen orë të përbashkëta me nxënës, të cilët mësojnë në gjuhë të ndryshme, morën pjesë në dy trajnime onlajn për ndërtimin e kapaciteteve. Ata e pasuruan diturinë e tyre dhe i përmirësuan shkathtësitë e tyre për përdorimin e veglave digjitale në mësim dhe mbajtje të orës së përbashkët të suksesshme në distancë.

Gjatë trajnimit të parë, pjesëmarrësve iu prezantuan instruksione teknike për mbajtjen e orëve të përbashkëta onlajn përmes Platformës Kombëtare për Mësim në Distancë. Meqë platforma ofron shumë mundësi, ligjëruesit Ardijana Isahi Palloshi nga Qendra për arsim të mesëm profesional, Maja Videnoviq, mësimdhënëse në SHFK “Kërste Misirkov” në Shkup, Keti Kostovska nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Satki Ismaili, mësimdhënës në SHF “Qirili dhe Metodi” në Tetovë ua prezantuan të gjitha veglat e kapshme për rritjen e bashkëveprimit dhe cilësisë së orëve. Ata morën edhe udhëzime për aktivitete sinkrone dhe asinkrone dhe materiale dhe resurse që mund t’i përdorin.

Nxitja e komunikimit dhe bashkëpunimit të mirë mes nxënësve dhe mirëmbajtja e motivimit të tyre ishin në fokusin e trajnimit të dytë. Përmes aktiviteteve konkrete për rritjen e interesimit të nxënësve dhe krijimin e grupeve më të vogla të përziera të nxënësve, mësimdhënësit u njoftuan më hollësisht me mënyrat për ta arritur këtë. Në fund të trajnimit, ata morën pjesë në simulimin e orës së përbashkët përmes Platformës Kombëtare për Mësim në Distancë dhe e shijuan në praktikë atë që u diskutua.

Njohuritë dhe përvojat e rëndësishme që i përvetësuam gjatë trajnimeve janë veglat që mund t’i përdorim në mënyrë që t’i mbajmë orët në mënyrë më të lehtë dhe më kreative. Ishte interesante të shihen shembujt e këtillë dhe simulimi ishte mënyrë e shkëlqyeshme për bartjen e diturive. Shkëmbyem edhe përvoja dhe mendime me kolegët”, shprehen mësimdhënësit.

Në gjysmëvjetorin e parë të vitit shkollor 2020/2021 në frymën e integrimit ndëretnik u mbajtën 177 orë të përbashkëta të lëndëve të ndryshme në shkollat e mesme “Zdravko Cvetkovski”, “Vëllezërit Milladinov”, “Arseni Jovkov”, “Dimitar Vllahov”, “Boro Petrushevski”, “Josip Broz-Tito” dhe “Vllado Tasevski”.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.