Mësimdhënësit e Arsimit qytetar u njoftuan me programet e reja mësimore

83
Më shumë se 100 mësimdhënës të Arsimit qytetar nga 65 shkolla të mesme profesionale morën pjesë në ciklin prej tre trajnimeve onlajn për përpunimin e përmbajtjeve dhe metodave mësimore të parashikuara në Udhëzuesin e sapopërgatitur për mësimdhënës. Cikli i trajnimeve  u zhvillua midis tetorit dhe dhjetorit të vitit 2020, në kuadër të Projektit të USAID-it për integrimin ndëretnik e të rinjve në arsim, e në bashkëpunim me Byronë për Zhvillimin e Arsimit dhe Forumin Arsimor Rinor. Mësimdhënësit u njoftuan hollësisht me përmbajtjet e parashikuara në pesë njësitë modulare nga programi mësimor.

Cikli i trajnimeve përfshin metoda dhe udhëzime ndërvepruese për planifikimin dhe realizimin e mësimit nga lënda Arsimi qytetar në vitin e parë në shkollat e mesme profesionale. Gjatë trajnimeve, pjesëmarrësit i përpunonin aktivitetet e propozuara në Udhëzuesin dhe diskutonin për zbatimin e tyre në distancë përmes veglave digjitale.

Për sa i përket përvojave/njohurive më të rëndësishme të përvetësuara gjatë trajnimeve, pjesëmarrësit veçuan aspekte të ndryshme të trajnimit që u kanë lënë përshtypje. „Kishte përpunim të hollësishëm të ushtrimeve dhe prezantim të qëllimeve të të njëjtave dhe marrjen e udhëzimeve për realizimin e aktiviteteve interaktive. U njoftuan edhe me mënyrat për motivimin e nxënësve për të arritur bashkëpunim dhe angazhim të plotë nga ana e tyre”, shprehen ata.

Përmes këtyre trajnimeve, pjesëmarrësit përvetësuan aftësi, njohuri dhe materiale për realizimin e mësimit sipas programit të ri modular për lëndën Arsimi qytetar. Ata dhanë edhe informacion kthyes pozitiv për përmbajtjet e përgatitura nga Udhëzuesit për mësimdhënësit e Arsimit qytetar.

„Aktivitetet mundësojnë aftësimin e nxënësve për të ndërtuar qëndrime dhe pjesëmarrjen e tyre aktive në klasë. “Janë përpunuar në detaje pjesë të orës së mësimit dhe lidhja mes teorisë dhe shembujve nga jeta shoqërore”, shtojnë mësimdhënësit.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.