Takime për sigurimin e mbështetjes së përshtatshme për prindërit e fëmijëve të cilët janë jashtë sistemit arsimor

329

Në periudhën gusht-shtator 2017, Qendra e Maqedonisë për arsim qytetar, FFP dhe MASH organizuan takime me prindërit e fëmijëve të cilët janë jashtë sistemit arsimor në 12 komuna.

Këto takime paraqesin vazhdimin e hulumtimeve terrenore të zbatuara në 12 komuna qëllimi i së cilave është të identifikohen sa më shumë prej fëmijëve të cilët janë jashtë procesit arsimor dhe shkaqet për braktisjen e tyre dhe mospjesëmarrjen në procesin arsimor.

Takimet janë zbatuar me qëllim që prindërve të fëmijëve të cilët janë jashtë procesit arsimor t’u shpjegohen qëllimet e projektit dhe mbështetja e përshtatshme e cila planifikohet t’u sigurohet. Prindërit gjithashtu patën mundësi t’i theksojnë shkaqet e tyre për atë se pse fëmijët e tyre janë jashtë procesit mësimor dhe t’i theksojnë nevojat e tyre të cilat duhet të plotësohen që fëmijët e tyre të regjistrohen në shkollë. Përgjigja pozitive e prindërve dhe besimi i cili u ndërtua japin motiv plotësues për projektin edhe më fuqishëm të vazhdojë me mbështetjen e adaptuar.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për përfshirjen e fëmijëve të cilët janë jashtë shkollave në sistemin arsimor, i financuar nga Fondacioni për Fëmijë Pestaloci (FFP).