Mbahen ditët e hapura për arsim qytetar

188
Shkollat fillore, përkundër mënyrës së re të punës në distancë, edhe këtë vit shkollor realizojnë ditë të hapura për arsim qytetar ku prezantohen iniciativa të nxënësve.  Aktivitetet zbatohen në distancë ose përmes modelit hibrid i cili kombinon aktivitete digjitale në distancë dhe aktivitete me prani fizike. Në këtë mënyrë forcohen kompetencat qytetare të nxënësve. Në periudhën nëntor-dhjetor të vitit 2020, u mbajtën disa ditë të hapura për arsim qytetar. 

Në shkollën fillore “Goce Dellçev” në Manastir, shënimi i ditës së hapur për arsim qytetar iu dedikua Ditës ndërkombëtare të të drejtave të fëmijëve.  Nxënës të klasëve të ndryshme morën pjesë në shumë aktivitete interesante edhe me prani fizike edhe në distancë. Ata mbajtën seancë onlajn të Parlamentit të nxënësve dhe kuis në temën “Të drejtat e fëmijëve”. Ishte organizuar ekspozitë onlajn në temën “Kam të drejtë të shpreh mendimin tim” në të cilën i prezantuan punimet e tyre figurative. Ishin të pranishëm edhe në ligjëratën onlajn të shkollës së mesme kundër dhunës moshatare dhe në seancën solemne të Parlamentit të nxënësve të gjimnazit “Josip Broz Tito”.  Duke respektuar të gjitha protokollet e mbrojtjes, nxënësit së bashkua zhvilluan aktivitete sportive.

Edhe në shkollën fillore “Llazo Tërpovski” në Shkup, dita e hapur për arsim qytetar u mbajt më 20 nëntor me çka u shënua Dita ndërkombëtare e fëmijës. Me këtë rast, u prezantua video për të drejtat e fëmijëve që është përpunuar nga nxënësit e klasës së shtatë dhe të nëntë. Përmes videos së përpunuar, nxënësit synojnë drejt ngritjes së vetëdijes publike për obligimet që shoqëria i ka ndaj fëmijëve, si dhe rëndësia e ndryshimeve me kohë me qëllim të përmirësimit të mirëqenies së të gjithë fëmijëve.

Në shkollën fillore “Rajko Zhinzifov” në Shkup, në kuadër të ditës së hapur është organizuar diskutim onlajn në temën sajber-dhunë.  Diskutimin e moderonte avokati i nxënësve në shkollë, ndërsa nxënësit e klasës së nëntë i ndanë qëndrimet dhe përvojat e tyre lidhur me sajber-dhunën si dukuri të shpeshtë në ditë të sotme. Në ngjarje ishte ftuar edhe përfaqësues nga sektori qytetar i cili mbajti ligjëratë të shkurtër për sajber-dhunën, mënyrat e mbrojtjes nga sajber-dhuna potenciale dhe hapat e mundshëm për përballje me këtë dukuri. Në fund të ngjarjes, ishte promovuar edhe broshura informative në temën sajber-dhunë, e dedikuar për nxënësit e arsimit fillor.

Gjatë vitit shkollor 2020/2021, shkollat fillore do të vazhdojnë të zbatojnë iniciativa të nxënësve dhe t’i prezantojnë ato në ditët e hapura për arsim qytetar, në mënyrë që të nxisin zhvillim të qytetarëve aktiv dhe të përgjegjshëm dhe të kultivojnë klimë demokratike në shkollë.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.