Lojë me FACE në SHF „Qirili dhe Metodi“ – Tetovë

22
Në tetor, Doris Kun, përfaqësuese nga Universiteti për arsimimin e mësimdhënësve nga Cyrihu, Zvicër, e vizitoi shtetin tonë, me qëllim të ndjekjes së një pjese të aktiviteteve në kuadër të Projektit PEACOCK – Paqe përmes bashkëpunimit, kompetencave dhe diturive.

Ajo e vizitoi shkollën fillore “Qirili dhe Metodi” në Tetovë ku u realizuan me sukses aktivitete për ndërtimin e shkathtësive jetësore të nxënësve në kuadër të programit Fëmijët dhe familjet në arsim – FACE. FACE ka për qëllim të mbështesë zhvillimin e shkathtësive jetësore dhe kompetencave të fëmijëve dhe përfshin pjesëmarrje aktive të nxënësve përmes lojërave dhe detyrave që integrohen në përmbajtjet mësimore.

Gjatë orëve, mysafirja nga Zvicra dhe përfaqësuesit nga Byroja e Zhvillimit të Arsimit dhe Qendra Maqedonase për Edukim Qytetar kishin mundësinë të ndjejnë atmosferën në klasë, të mbushur me interes, entuziazëm dhe lumturi nga nxënësit gjatë realizimit të temave nga programi.

Gjatë vizitës në shkollë, mësimdhënësit e përfshirë morën edhe ekzemplarë nga udhëzuesit për FACE dhe “Zhvillim personal të nxënësve”, të siguruar përmes projektit. Udhëzuesit janë gjithashtu të kapshëm në formë elektronike në linkun si vijon – https://ipe-textbooks.phzh.ch/

Në periudhën e ardhshme, nxënësit do të marrin pjesë në iniciativa dhe aktivitete interesante përmes të cilave do të kenë mundësinë t’i forcojnë shkathtësitë dhe kompetencat e tyre.

Programi FACE realizohet në kuadër të projektit PEACOCK – Paqe përmes bashkëpunimit, kompetencave dhe diturive, i mbështetur nga Universiteti për arsimimin e mësimdhënësve nga Cyrihu, Zvicër, ndërsa në implementimin e QMEQ-së në partneritet me Byronë për Zhvillimin e Arsimit.