Takim fillestar: Projekt për familjet dhe fëmijët në arsim (FFNA)

345

Takimi fillestar i FACE – FFNA për Maqedoninë u mbajt në Shkup dhe u organizua nga QMEQ dhe PNA (Projekte ndërkombëtare në arsim). Përfaqësuesit, drejtorët dhe mësimdhënësit e pjesëve të ndryshme të vendit u njoftuan me programin.

Me qëllim që të sigurohet përvojë praktike me qasjen FFNA, pjesëmarrësve iu dha mundësia që t’i provojnë një pjesë të detyrave dhe lojërave të broshurave të FFNA. Ata kënaqeshin në këto përvoja. Në informacionet e tyre kthyese për ngjarjen, ata shprehën motivim të qartë për përfshirjen më të madhe të institucioneve të tyre në aktivitetet e FFNA. Bashkëpunimi me prindërit vlerësohet sfidë kryesore në kontekstet e tyre profesionale.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për familjet dhe fëmijët në arsim, i financuar nga Universiteti për arsimimin e mësimdhënësve nga Cyrihu.