Integrimi ndëretnik në shkolla – stimulim për integrimin në komunat

577
Në shkollën fillore “Panajot Ginovski” nga Buteli mësimi zhvillohet në gjuhën maqedonase dhe shqipe. Nxënësit të cilët e ndjekin mësimin në gjuhë të ndryshme mësimore rrallë herë kanë mundësi të njoftohen midis tyre gjatë orëve. Me qëllim që të mundësohet ata të shoqërohen më shumë, në shkollë u formua seksioni në të cilin së bashku marrin pjesë nxënës të cilët mësojnë në të dyja gjuhët mësimore, me mbështetjen e Projektit “Përforcimi i bashkëpunimit multietnik në komuna” i mbështetur nga Fondacioni për Fëmijë Pestaloci.

Nga fillimi i këtij viti shkollor, tridhjetë nxënës të bashkësive të ndryshme etnike çdo javë shoqërohen në seksionin “Musketierët e shkencës” dhe mësojnë për burimet e energjisë, inxhinierinë dhe robotikën. Gjatë gjysmëvjetorit të parë, së bashku përpunuan robot ndërsa në gjysmëvjetorin e dytë në mënyrë aktive punojnë në maketë.

Ia dolëm të bëjmë robot. Fillimisht të gjithë së bashku bëmë skicë se si duhet të duket, ndërsa më pas në grupe të ndara i premë të gjitha pjesët, ndërsa më pas i bashkuam që në fund të funksionojë mirë”, tha njëri prej nxënësve duke potencuar se seksioni mundëson të rinjtë e bashkësive të ndryshme etnike të bashkëpunojnë vazhdimisht.

Krahas ndërtimit të frymës ekipore, përmes seksionit, mësimdhënësit e mbështesin kureshtjen e fëmijëve dhe e stimulojnë potencialin krijues. Filloristët vazhdimisht përpunojnë produkte të reja kreative, jo rrallë edhe me mbështetjen e prindërve të tyre.

Është interesant pasi kam njoftuar shumë fëmijë të tjerë, miq të rinj. Gjithashtu, aktivitetet janë shumë kreative dhe nuk janë si në shkollë, por jemi shumë të lirshëm dhe e vëmë në pah kreativitetin tonë”, shtoi një pjesëmarrës tjetër në seksion.

Këtë vit shkollor, përmes Projektit “Përforcimi i bashkëpunimit ndëretnik në komuna”, seksionet e përbashkëta janë mbështetur në 27 shkolla, duke i përfshirë mbi 2700 nxënës. Qëllimi i projektit është të përmirësohet integrimi ndëretnik në arsim përmes zbatimit të aktiviteteve mësimore dhe jashtëmësimore me nxënës të bashkësive të ndryshme etnike dhe në këtë mënyrë të kontribuohet për përforcimin e bashkëpunimit ndëretnik në komuna.

Ky aktivitet është pjesë e projektit për Përforcimin e bashkëpunimit multietnik në komuna, i financuar nga Fondacioni për Fëmijë Pestalloci (FFP). Qëllimi kryesor i projektit është ta rrisë integrimin ndëretnik në shoqëri, duke promovuar multikulturalizmin dhe duke i përfshirë në mënyrë aktive nxënësit e përkatësisë së ndryshme etnike në aktivitete të ndryshme.