Forcimi i kapaciteteve të mentorëve për iniciativat e nxënësve në shkollat e mesme profesionale

40
Në gjysmën e dytë të gushtit, u mbajt punëtori për mentorët për iniciativat e nxënësve në shkollat e mesme profesionale, në kuadër të Projektit të USAID-it për Integrimin Ndëretnik e të Rinjve në Arsim, e në bashkëpunim me Qendrën për Arsim Profesional dhe Trajnim (QAPT) dhe Forumin Arsimor Rinor.  Në punëtorinë morën pjesë 15 mentorë (përfaqësues të QAPT-së dhe praktikantë nga shkollat në shtet) të cilët gjatë vitit shkollor 2021/2022 do të mbështesin ekipet shkollore nga 75 shkolla të mesme profesionale gjatë zbatimit të iniciativave të nxënësve dhe Ditëve të arsimit qytetar. 

Pjesëmarrësit në punëtorinë biseduan për rëndësinë e qasjes gjithëpërfshirëse gjatë zhvillimit të kompetencave qytetare te nxënësit, procesin e zbatimit të iniciativave të nxënësve dhe rolin e drejtorisë së shkollës dhe shërbimit profesional në nxitjen e klimës demokratike në shkollë dhe bashkëpunimin me bashkësinë lokale. Si temë kyçe u veçua nevoja për mbështetje të nxënësve dhe ndihmë nga disa palë të interesuara (shkolla, prindër, komuna, sektori i biznesit, etj.) gjatë realizimit të aktiviteteve për ndryshim pozitiv në bashkësinë.

Me këtë rast, pjesëmarrësit në punëtorinë u njohën edhe me fazat nëpër të cilat duhet të kalojë një iniciativë e nxënësve në mënyrë që të kontribuojë me sukses në zhvillimin e kompetencave qytetare te nxënësit, si dhe me mundësitë për realizimin e aktiviteteve në distancë, me prani fizike dhe me qasje të kombinuar. Janë shqyrtuar edhe disa shembuj praktik nga shkollat që në dy vitet paraprake shkollore zbatuan iniacitiva të nxënësve, në mënyrë që të theksojnë përvojat pozitive dhe të detektojnë sfidat potenciale.

Gjatë punëtorisë, mentorët përvetësun shkathtësi për mbështetjen e suksesshme të ekipeve shkollore gjatë zbatimit të iniciativave të nxënësve, si dhe materiale të dobishme për udhëzimin e shkollave drejt ndërtimit të politikave shkollore dhe qëllimeve bashkëkohore për zhvillimin e klimës demokratike. Sipas pjesëmarrësve, punëtoria u mundësoi atyre të përvetësojnë njohuri të reja në lidhje me zbatimin e nismave të nxënësve dhe të ndajnë përvojat dhe idetë e deritanishme me kolegët e tyre – mentorë.

Pas punëtorisë, pjesëmarrësit do të mbajnë punëtori me ekipet shkollore që do t’i mbështesin në vitin shkollor 2021/2022 për zbatimin e suksesshëm të iniciativave të nxënësve dhe organizimin e Ditëve të arsimi qytetar.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.