Filluan aktivitete të përbashkëta për integrimin ndëretnik në shkolla

97
Më shumë se 800 studentë nga bashkësi të ndryshme etnike filluan aktivitete të përbashkëta studentore brenda seksioneve të projektit “Forcimi i bashkëpunimit multietnik në komuna”, i mbështetur nga Fondacioni i Fëmijëve Pestaloci. Ata shoqërohen dhe mësojnë së bashku në frymën e integrimit ndëretnik.

Në seksione marrin pjesë nxënës të cilët mësojnë në gjuhë të ndryshme mësimore, për çka rrallë kanë mundësi që të njoftohen midis vetes. Seksionet janë mundësi të shkëlqyer për të rinjtë prej bashkësive të ndryshme etnike të bashkëpunojnë dhe të argëtohen derisa përpunojnë tema me interes të tyre.

Nga fillimi i vitit shkollor, janë realizuar një numër i madh i aktiviteteve të përbashkëta. Nxënësit e shkollës fillore “Zhivko Brajkovski” nga Buteli morën pjesë në punëtorinë në kuadër të seksionit për ushqim të shëndetëshëm. Ata kanë debatuar për shprehitë e shëndetshme, ndërsa më pas përpunojnë posterë me ushqimin e tyre të preferuar të shëndetshëm.

Edhe nxënësit e shkollës fillore “Vëllezërit Milladinov” nga Struga morën pjesë në aktivitet si pjesë e seksionit për mbrojtjen e mjedisit jetësor. Ata e vizituan Parkun nacional Galiçica me çka u njoftuan me informacionet kryesore për parkun dhe tubuan ekzemplarë të bimëve të cilët më vonë i përdorin për përpunimin e herbariumit.

Ngjashëm me këtë, vizitat shkencoro-rekreative realizuan shkollat fillore “Gjorgji Sugarev” dhe “Goce Dellçev” nga Manastiri. Ncxënësit e “Gjorgji Sugarev” e vizituan Parkun nacional Pelister dhe infoqendrën Pelister në kuadër të seksionit gjeografik. Gjatë vizitës, ata mësuan më shumë për shtegun historik nga Lufta e Parë Botërore. U njoftuan edhe me llojet e rralla të bimëve, mënyrat në shumimin e tyre dhe qasjet për mbrojtjen e pyllit. Në infoqendër nxënësit ndoqën edhe ligjëratë për orientim në hapësirë dhe mbrojtjen e pyjeve nga zjarri.

Në seksionin gjuhësor në shkollën fillore “Goce Dellçev” mësohet gjuha angleze. Kështu, nxënësit e këtij seksioni e vizituan Bibliotekën universitare “Shën Klimenti i Ohrit” në Manastir ku mësuan më shumë për fillimet e bibliotekës, fondin e bibliotekës, mënyrën e dorëzimit të librave, përpunimin dhe terminologjinë. Të rinjtë e vizituan edhe Muzeun e Alfabetit shqiptar. Atje diskutuan për dallimet ortografike (por edhe fonetike) të disa shkronjave midis gjuhës maqedonase, shqipe dhe angleze.

Këto aktivitete të përbashkëta këto janë vetëm fillimi. Gjatë vitit shkollor 2019/2020, nxënësit e 27 shkollave fillore do të zbatohen aktivitete për ngritjen e vetëdijes ekologjike, mënyrën e shëndetshme të ushqimit, sportit, hulumtimit, shkencës, matematikës dhe shumë aktivitete të tjera interesante.

Ky aktivitet është pjesë e projektit për Përforcimin e bashkëpunimit multietnik në komuna, i financuar nga Fondacioni për Fëmijë Pestalloci (FFP). Qëllimi kryesor i projektit është ta rrisë integrimin ndëretnik në shoqëri, duke promovuar multikulturalizmin dhe duke i përfshirë në mënyrë aktive nxënësit e përkatësisë së ndryshme etnike në aktivitete të ndryshme.